Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Ditët e ardhshme: MBËRRIJNË DREJTUESIT E AGJENCIONEVE GJERMANE

Velika Plazha, Plazhi i madhPërfaqësuesit e shoqatës gjermane të agjencive turistike, Deutcher Reisering, do të vizitojnë në fillim të javës së ardhshme rivierën e Ulqinit dhe të bisedojnë me hotelierët vendas, njoftohet nga Organizata nacionale turistike.

Bëhet fjalë për 30 pronarë dhe drejtorë të agjencive anëtare të shoqatës, e cila grumbullin mbi 200 agjenci turistike nga gjermania dhe vepron në kuadër të REWE Travel agency grup, e cila ka më shumë se 2,5 mijë agjenci dhe nëpërmjet së cilës numri më i madh i turistëve nga tregu gjerman vjen në Mal të Zi, thuhet në kumtesë.

Nga ONT theksojnë se presin që me investimet e paralajmëruara në turizëm proporcionalisht do të rritet edhe interesimi i turoperatorëve të mëdhenj për Mal të Zi si destinacion turistik, por edhe të agjencive të specializuara dhe të pavarura nga Gjermania.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top