Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

DN: CENTRALI ME ERË NË MOZHUR DERI NË FUND TË KORRIKUT

vjetroelektrana-mozura-mozhur-centralet-me-ereKompania kineze “Shanghai Electric Power Engineering”, kryerësja kryesore e punimeve për ndërtimin e centralit me erë në Mozhur, deri tani ka vendosur 13 nga 23 gjeneratorë me erë të planifikuar në këtë lokalitet, ndërsa synimi i investitorit është që të gjithë punimet ndërtimore të përfundohen deri në fund të korrikut, mëson Dnevne Novine nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas informatave që i fituan përfaqësuesit e këtij resor nga investitori maltez “Enemalta plc”, përfundoi edhe ndërtesa kontrolluese dhe një pjesë e ndërtesës për nënstacion.

“Vendosja e gjeneratorëve me erë po shkon me dinamikë të planifikuar dhe qëllimi i investitorëve është që të gjithë punimet ndërtimore të përfundohen deri në fund të korrikut”, thanë nga Ministria.

Nuk është e njohur se sa investoi deri tani investitori në ndërtimin e centralit me erë në Mozhur, ndërsa sipas planeve investimet e përgjithshme do të kapin vlerën prej 89 milion euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top