Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

DN: PROKURORINË VEÇANËRISHT E INTERESON SHASI

Sasko jezero, Liqeni i Shasit 2“Dnevne novine” shkruajnë se pushteti komunal ka afat prej një jave që të dorëzojë dokumentacionin të cilin e kërkojë Prokuroria speciale për krim të organizuar.

Siç shkruan kjo gazetë e Podgoricës, organi hetimor veçanërisht insiston në dorëzimin e dokumentacionit për rastin Shas.

“Në rastin e përmendur, ish kryetari i komunës Nazif Cungu është akuzuar që ka keqpërdor pozitën dhe me sjelljen e planeve urbanistike për Shas, ku posedon pronë, vetes i ka sjell përfitim milionësh duke dëmtuar arkën e qytetit”, thekson DN.

Shtohet që Cungu, duke u mbrojtur nga akuzat, më herët ka sqaruar se para se erdhi në pushtet, në vitin 2007, ka blerë 51 metër katror në Shas, si dhe që pas kësaj, në procedurën e planifikuar ligjore, ka kërkuar studimin e lokalitetit për pronën e vet.

DN vëren se në kartën pronësore nga viti i kaluar ish kryetari ka lajmëruar se në atë lokalitet ka 35.000 metër katror.

2 comments

  1. Brravo ul-info qi i qitni tan lajmet pa marr parasysh a ju pelqen a ja. Ket lajm as nuk munesh mi gjet ne websajtin lajm,me e as ne portalin e televizionit Teuta tvteuta,me se nuk i shken per qef se shifet kush i qendron mbrapa ketyre portaleve. Ju lutem te jeni transparent dhe te jeni te drejte…

  2. njajt eshte si tvteuta,me sikurse lajm,me mjafton mi shiku publikimet perndryshe njajt e ke edhe forca,me por ka met me than shyqyr qe skane ma shume pushtet e ka fillu mi lishu takati

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top