Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

DN: SË SHPEJTI NISIN PUNIMET NË RIKONSTRUKTIMIN E “BELVISË”

Karisma 1Karisma Hotels Adriatic MNE, qiramarrësi i një pjese të pronës të NHT “Riviera e Ulqinit”, do të fillojë në afatin më të shkurt fazën e parë të punimeve në rikonstruktimin e hotelit Belvi, përfundimi i të cilës është planifikuar jo më vonë se me 15 prill të vitit të ardhshëm, tha për “Dnevne Novine” drejtori ekzekutiv i kësaj kompani Nemanja Kostiq.

Nëse çdo gjë shkon sipas dinamikës së planifikuar, mysafirët e parë të resortit Holiday Village Montenegro, të kategorisë katër yje, do të kenë mundësi të pushojnë në Plazh të madh në sezonin 2018, ndërsa në Ulqin do t’i sjellë turoperatori më i madh botëror TUI, i cili përndryshe është partner i Karismës.

Projekti do të zhvillohet në tre faza, e para do të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm, e dyta në maj të vitit 2019, ndërsa afati për përfundimin e punimeve në fazë të tretë është akoma i panjohur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top