Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

DN: SHQIPTARËT DUAN NIMANBEGUN MINISTËR

Genci NimanbeguNëse kryeministri Millo Gjukanoviq pranon kërkesën e partive shqiptare dhe iu jep Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ministrin e deritashëm Suad Numanoviq mund ta zëvendësojë deputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu, shkruajnë “Dnevne novine”.

Në bisedën për këtë gazetë Nimanbegu nuk e vërtetoi dhe as demantoi këtë informatë duke theksuar që Shqiptarëve i takon vendi i ministrit. “Jam i sigurt që lëshimet e marrëveshjes së koalicionit të vitit 2012 nuk guxojnë të përsëriten. Pjesëmarrja në Qeveri, në formë të ministrit, nuk është zgjedhje individuale, por kërkesë të cilën e kanë partitë shqiptare”, tha ai.

DN shkruan që Gjukanoviq, megjithatë, insiston që partnerët e tij të koalicionit fillimisht të zënë vendet e ndihmës ministrave për të cilët më herët kanë treguar interes.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top