DN: SHQIPTARËT FESTUAN PA EUFORI

Zenka, NimanbeguShqiptarët në Mal të Zi e kanë festuar Ditën e djeshme të flamurit pa eufori festuese, shkruan “Dnevne novine”.

Kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu ka thënë që Shqiptarët kanë të drejtë kushtetuese të shënojnë festat e veta kombëtare, gjë që edhe bënë. Nëse kjo i pengon dikujt, atëherë kjo është vetëm problemi i tyre dhe tregues që demokracia duhet vazhdimisht të ndërtohet dhe forcohet”, shtoi ai.

Kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka thënë që Shqiptarët e kanë festuar me dinjitet Ditën e shtetit të vet. “Sikur të ishte fati dhe të gjithë të mendojmë mirë në Ulqin, Tuz, Plavë, Guci dhe kudo që jetojnë Shqiptarët, duhet për këtë ditë të valëviten flamujt shqiptar. Dhe kjo askujt nuk duhet t’i pengojë, njëjtë si nuk duhet të pengojë nëse Malazezët për Ditën e shtetësisë së Malit të Zi përdorin flamurin e vet në Kosovë dhe Shqipëri. Këtë e them dhe e mendoj sinqerisht, nga zemra”, tha Zenka për DN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…