Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Dokumentari i C.Lazos: FILM PËR ULQINAKËT NË DURRËS

Filmi DokumentarNë Sallën e madhe të Qendrës kulturore të premten në mbrëmje është mbajtur premiera e pjesës së parë të filmit dokumentar “Familjet ulqinake në Durrës” e artistit të njohur ulqinak Cani Lazoja.

Në mënyrë tejet emotive anëtarët e këtij komuniteti, i cili Ulqinin e ka lëshuar në etapa prej 1878-1880, kanë folur mbi kujtimet për atdheun e vet dhe dashurinë për të.

Lazoja me mjeshtri i inkuadroi historitë e tyre në film, të cilët së bashku me disa libra, do të mbesin dëshmi i përjetshme e një komuniteti krenar.

Filmi në pjesën më të madhe është financuar nga mjetet e Fondit për pakica.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top