Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

DPI dhe OT: LAJMËRONI MYSAFIRËT, NISËN KONTROLLET

InspekcijaNga Drejtoria për Punë Inspektuese (DPI) njoftuan se këto ditë, në koordinim me organet tjera shtetërore, do të intensifikohet puna në terren për kontroll sa më efikas të lajmërimit të mysafirëve me qëllim kontrollin dhe pagesës më të mirë të taksës së banimit.

Nga Organizata Turistike (OT) e Ulqinit njëkohësisht thonë se çdo qiradhënës i akomodimit ligjërisht është i obliguar që të lajmërojë mysafirët, prandaj njoftojnë tek qiradhënësit e akomodimit që rregullisht të lajmërojnë turistët që banojnë në objektet e tyre.

Me Ligj është përcaktuar që 80 për qind e mjeteve nga pagesa e taksës së banimit i mbetet Komunave, gjegjësisht organizatave turistike lokale, ndërsa 20 për qind ndahen për financimin e programit të Organizatës Nacionale Turistike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top