Thursday , October 1 2020
Lajmi i fundit

Dr. G.Karamanaga: Barbana rjedh në përjetësi

Gani Karamanaga(Për romanin “Dashuria te palma”, Art club 2007, Autor Asllan Bisha)

Me Asllan Bishën takohemi 2-3 herë në javë në kafenenë e Ali Hasës në Pazarin e Ulqinit.

Asllani më ka folur për romanin “Dashuria te palma”. Një ditë vendosa: “Këtë roman duhet me e përkëthye në gjuhën malazeze. Është më shumë ngjarje, domethënës… “

Dimër, pranverë, fillova punën. Duke lexuar, mbeta i fascinuar me ngjarjet , filluan  kujtimet e mia lidhur me ato kohëra të vështira të viteve tetëdhjeta, nëntëdhjeta e më vonë. Një periudhë e vështirë, e lodhshme, shumë e ngarkuar për ne. Shqiptarë..

Asllan Bisha vendlindjen e ka në shpirt dhe në zemër. Tërë jetën, që nga fëmijëria dhe deri në ditët e sotme  në mendimet dhe ëndrrat e tija është fshati i vogël në afërsi të Barbanës. Pak , më larg Liqeni i Shasit, vendpeshkimi në orët e hershme të mëngjesit.

Personazhi kryesorë në romanin “Dashuria te palma”, Veri, në shkollën e mesme në Kosovë në ato vite përjeton ndodhjet, vuajtjet e regjimit komunist të deformuar. Fillimisht edhe protagonistët dhe zbatuesit e parë e kanë paraparë këtë sistem si drejtim ideal shoqëror. Por, njerëzit prishën idealin, për një jetë të barabartë, për liri dhe demokraci.

Dhe ndodhi : për dike liri, privilegj, pasuri, jetë e  mirë, e për shumë tjerë: vuajte, padrejtësi…

Djaloshi Veri prej fshatit vjen në qytet të madh për shkollim. Por, ndodhjet e këtyre viteve lënë pasoja në sjelljet e atyre të cilët zotërojnë pushtetin.

Dhe kështu dhuna, presionet lindin  revolt, nevojë për liri, demokraci, për njohjen e historikut të vet, për jetë të barabartë, për demokraci. Veri nuk dorëzohet, nuk e përnguli kokën dhe nuk  foli se kush i ka shkruar parolat në tablën e klasës.

Interesant është edhe personazhi i drejtorit të shkollës i cili i detyruar që të veprojë në të  kundërtën e mendimeve dhe parimeve të veta, në fund sillet mirë me Verin dhe i propozon ikjen jashtë shtetit…

Emigracioni është një gjë e cila e ka përcjellur nëpër shekuj popullin shqiptarë. Pse?Politika aktuale, presionet, varëfëria,nxitja për një jetë më të mirë.

Në romanin “Dashuria te palma”është e para dominuese.

Në Amerikë është jeta e shpejtë, vetëm, punë, punë, edhe gjumë. Njerëzit nuk kanë kohë as për vetëveten. Ne, këtu ,mendojmë se atje në diasporë parat fitohen shpejt e lehtë , kërkojmë prej të afërmëve tonë për të na sjellur para. Mendohet dhe kërkohet një jetë e lehtë, pa mundime,pa punë.

Të gjithë këto mesazhe i përshkruan autori përmes Verit i cili këshillohet nga një mjekë i dalluar që të këthehet në vendlindje.

Këthimi në vendlindje si terapi kundër kancerit do ti ndihmoji Verit.

Këtu Veri takohet me vendasit. Shoktë nga fëmijëria të cilët  i ndihmojnë “pa hile”.

Lindi dashuri e papritur me kamarieren Ana.Zonja nga kryeqyteti rastësisht mbrritën deri në Ulqin. Mendon të këthehet  shpejt, por vendi i jonë Anës i kthen besimin te njerëzit. Aty ajo gjeti dashurinë.

Përmes këtyre mesazheve autori Asllan Bisha e përshkruan Ulqinin si vend të përshtatshëm për gjithkend, mjedis  ku paragjykimet humbin vlerat e tyre. Lind dashuri ndërmjet shqiptarit dhe zonjës nga kryeqyteti i Sërbisë..

Por, prap se prap, në vendlindjen e Verit për 30 vjet njërzit kanë ndryshuar. Edhe vëllau i tij e mashtron nënën për të ja nënshkruar pasurinë e Verit në emër të tij.

Veri doli fitues në luftën kundër kancerit.

I ndihmoji vendlindja, dashuria me Anën … shoktë nga fëmijëria.

Por , jeta, përjetimet, vuajtjet, hidhërimet, trathtimet  ishin më të fortë se ai.

Zemra e tij nuk duroj më..

Duke  i mbyllur syt në vendin e huaj

Barbana rjedh në përjetësi

Në fund

Romani “Dashuria te palma” është ndër veprat më të fuqishme të autorit Asllan Bisha.

Ai zë vend të rëndësishëm në krijimtarinë shqiptare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top