Dr.G.Karamanaga: In memoriam – Dr. Fatmir (Zejnel) Resulbegu (1951-2020)

Faqo ResulbeguNë këtë mbrëmje ndërroi jetë Dr.Fatmir Faqo Resulbegu.

Rrjedh nga familja e nëpunësit. Babai tij ishte i shkolluar në Vjenë dhe gjithmonë është munduar që djemtë e tij të shkollohen.

Dhe kështu tre vëllezërit Resulbegu: Dr. Shuajbi, Sari dhe Fatmiri ishin intelektual të dalluar.

Është i lindur në vitin 1951 në Ulqin. Shkollën fillore (1965) dhe gjimnazin (1969) i ka mbaruar në Ulqin.

Stomatologjinë e ka studiuar dhe mbaruar në vitin 1978 në Fakultetin Stomatologjik në Beograd.

Pas mbarimit të fakultetit ka shërbyer në Novi-Pazar 1979/’80, ndërsa që nga ajo kohë pandërprerë punon në Shërbimin stomatologjik të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin.

Ka punuar edhe në Stacionin shëndetësor në Katërkollë.

Nga viti 1985 ka qenë në përsosje profesionale nga lëmi i protetikës në Klinikën Stomatologjike në Akademinë Ushtarake-mjekësore në Beograd. Prej vitit 2004 deri në vitin 2009 ka qenë kryeshef i Repartit stomatologjik në Shtëpinë e  Shëndetit Ulqin.

Ishte një ndër bartësit e reformës të Stomatologjisë në Mal të Zi në vitin 2009.

Dr. Fatmir Resulbegu i takonte gjeneratës të stomatologëve të cilët e ngritën këtë shërbim në një nivel të lartë. Ishte pjesëmarrës i Simpoziumeve Ulqin-Shkodër. Gjithashtu ka marr pjesë edhe në Simpoziumin Mjekësor në Strugë në vitin 2007 dhe 2008. Së bashku ishim në Konferencën mjekësore ndërkombëtare në Prishtinë në vitin 2006 si edhe në Simpoziumin për ultrasonografi në Prizren në vitin 2005 dhe 2006.

Dr. Fatmir Resulbegu i takonte elitës mjekësore në Ulqin dhe Mal të Zi. Qytetar i nderuar, bashkëbisedues i mirë. Largimi nga ne është humbje e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe krejt fisin Resulbegu.

Dr.Fatmir Resulbegu do t’i mungoi të gjithë Ulqinit.

Respekt dhe ngushëllime familjes së tij të nderuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…