Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

Dr G.Karamanaga: In memoriam – Nazmi-Nazo Fici (1934-2018)

story_In-Memoriamn memoriNdërroj jetë Nazmi-Nazo Fici. I lindur në Ulqin, në një familje qytetare përfaqësonte si duhet të ishte një ulqinak i vërtetë. Shumë heret mbetën vetëm më nënën e tij. Edhe vëllau Hamdiu-Hami vdiq i ri.
Nazi ishte mjeshtër i dalluar, punëtor i vjetër në hotelerinë e Ulqinit. Paraqet një ndërë puntorët më të vjetër në turizmin e Ulqinit. Së bashku me mjeshtrat tjerë siç ishin Ali Zhygjeli, Ali Kasneci e të tjerë ka dhënë kontribut në ndërtimin e hotelit “Galeb” në vitin 1966, por edhe atij më të rinjë i cili u rindërtua pas tërmetiti në vitin 1979.
Gjithmonë ishte i disponuar për shoqëri dhe bisedë. Ka punuar në shumë objekte private shpesh herë “pa pare se me pare”.
Për Nazin nuk ka pasur asnjë problem në ujësjellsë të cilin nuk mundte ta përballonte.
Jam i mendimit se Nazi do të pushojë në qetësi dhe do ta gjej xhenetin në rrugëtimin e tij.
Nderime dhe ngushëllime për familjen e tij.
Me respekt,
Prim.Dr. Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top