Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

Dr G.Karamanaga: IN MEMORIAM – SARI RESULBEGU (1946-2014)

Sari ResulbeguMe 1 dhjetor të  këtij viti ndërroj jetë Sari Resulbegu. I lindur në Ulqin, shkollën fillore e përfundon në Ulqin, të mesmen ekonomike në Sarajevë. Pas një kohe vazhdon shkollimin në Fakultetin e drejtësisë në Beograd.

I takon familjes intelektuale: babai Zejnel-begu ka kryer shkollimin në Vien , vëllai dr Shuajb Resulbegu (1943-1993) ka qenë gjinekologu i parë në Ulqin me orar pune të plotë, Fatmiri-Faqo është ndër stomatologët e dalluar në Ulqin.

Disa vite kryen detyrën e sekretarit në shkollën fillore “Marshall Tito” kur ishte drejtor i ndjeri Dino Çoba. Një kohë të gjatë ka punuar në Shërbimin shëndetësor social të Ulqinit. Së bashku me drejtoreshën Vera Gorana dhe financierin Tahir Mollabeqirin kanë dhënë një kontribut të veçantë në rindërtimin e objekteve shëndetësore pas tërmetit katastrofal të vitit 1979.  Ka udhëhequr Shtëpinë e kulturës 12 vite në kohë kur fillon demokratizimi dhe ardhja masovike e turistëve nga Kosova në Ulqin.

Sari Resulbegu përmes kulturës dhe lidhjeve të mira ka qenë urëlidhësi ndërmjet  përfaqësueseve të kulturës dhe aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria. Është nismëtari dhe ka qenë udhëheqësi i festivalit “Skena verore Ulqin”.

Autor i dy librave ”Nga Olciniumi deri në Ulqin” dhe “Resulbegët dhe ngjarjet historike të Ulqinit”.

Ndarja nga jeta e Sari Resulbegut është humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për kulturën shqiptare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top