Sunday , June 25 2017
Lajmi i fundit

Dr. G.Karamanaga: LULET BEDENÇE NË KALA

 

Lule në murin nën munare të xhamisë

Lule në murin nën munare të xhamisë

Bedenat të cilët rrumbullakojnë Kalanë, janë në pjesën verore, jug-perëndimore dhe jugore të Kalasë. Disa vende nuk kanë bedena sepse është shkëmbi i cili  mbron nga jashtë.

Ne fëmijët i atëhershëm, normalisht ata më të guximshmit, jena ulur nëpër bedenin mbi bahçen e Ilija Miliqit ose në atë sipër shkollës.

Në Bedenin te Pazari u Qytetit janë tri dritare nga deti.

Gjithashtu dhe ulëset prej gurit, ku pushojnë të gjithë gjeneratat.

Lule bedençe në bedenin mbi Jalli

Lule bedençe në bedenin mbi Jalli

Lulet bedençe rriten në bedenat dhe shkëmbinjtë e Kalasë.

Janë të verdha, me një aromë të  pakët, por ka edhe si lule vjollce ose lule sheboje, me aromë të këndshme. Janë lule njëvjeçare. Dalin vetvetiu. Lulëzojnë në muajin … dhe zgjasin … Askush nuk i mbjell, askush nuk i ujit. Veç Zoti.

Askund tjetër në rrethinën e Ulqinit nuk i kam gjetur.

Lulet bedençe janë autoktone nëpër bedenat në Kalanë e Ulqinit.

Ishim në një manifestim kulturor për Kalanë e Ulqinit.

Duke shikuar murin e lartë i cili e ndan Shkalanë (Citadela), dr. Nail Draga, më tha:

– A e sheh, doktor, fiku është rritur në maje të këtij muri?

– Po, iu përgjigja. – Edhe në murin afër minares së xhamisë, në anë të majtë, janë dy lule bedençe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top