Saturday , November 28 2020
Lajmi i fundit

DR G.Karamanaga: Misteria e Pallatit Venezia – Kujtime të moshuarve nga Kalaja

Rrëfimi 1

Seide  Ismajalaga (1934)

Duke përgatitur monografinë “Monumentet”, kërkova nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore në Cetinë, listën e monumenteve nga Ulqini, të cilët janë nën mbrojtjen e institucioneve përkatëse. Në Kala, përveç të tjerave, në këtë listë ishte edhe “Shtëpia e Beqir begut”. Mendova shumë, por nuk e dija se cila është kjo shtëpi. Arkitektja Suada Ismajlaga, e cila njëkohësisht është konsulente dhe redaktore e këtij libri, më propozoi të pyesim hankon e saj, Seiden. Pasi vepruam kështu, Seide Zejnelaga Ismajlaga (1934) na tha:“Kulla e Beqir begut ka qenë shtëpia ku ka jetu familja e Çilingirve deri me termetin e 15 prillit 1979. N’aborrin e vogël para kullës ka qenë nji gur prej ku Beqir begu ka hyp në kal’.”

Rrëfimi 2

Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929)

Ishte janar, ditë dimri me diell në Ulqin. Rana është lagjja më e ngrohtë. Në kafenenë “Riva”, jashtë në terasë, ishte ulur Hysein Xhemal Kapllanbegu (1929). E shoqëronte i biri i tij Iliri. Pasi e përshëndeta, e pyeta për Beqir begun. Hyseini – Ceni u përgjigj:

 “Baba jem Xhemali e ka pas Beqir begun kushëri. Ky ka pas nji vajz’, Sabrijen (ka qenë e martumun për Ali-Lito begun në Lima), dhe djalin Myrto begun. Myrto begu ka shku prej Ulqinit n’ Lezhë e Tiranë. Beqir begu ka pas në atë kohë 9 barka të sigurumuna nepërmjet “Lojd-it”. Vllej[1] i Beqir begut ka pas dy vajza, Dysen, e martumun ke Elez Elezaga, edhe Gonxhen, e martumun në familjen Milla. Jam n’dijeni se për pasunin’ e Beqir begut munden mu gjetë dokumentat në Arkivin Shtetëror në Cetin’. Vorri i Beqir begut isht n’Meteriz. Kam ndigju[2] se motra e Beqir begut ka qe në e martumun nër[3] Nimanbegt’ e Kalasë e për këtëpunë, vorrin e Beqir begut n’Meteriz e ka rujt[4] haxhi Niman Nimanbegu. N’gurin e vorrit shkrun: “Këtu pushon Beqir begu, i biri i Kapllan begut”. Shkruje edhe ti lirisht: Beqir begu ka qenë prej familjes tonë, Kapllanbegu.

Rrëfimi 3

Angje Çilingiri (1928)

Ditë e diele, me rreshje shiut. Familja Çilingiri  pas tërmetit më 1979  jetonë  në. Kisha nevoj për Boshko Çilingirn  (1950), teknikun dentar në pension. Nëna e tij Angje Çilingiri, edhe pse në moshën 92 vjeçare  është komunikative , me plotë kujtime për të kaluarën.

“Në Kala  kam ardhur si njëzet vjeçare. Më thojshin :Ku po shkon atje..Por doli fare ndryshe: atje gjeta njerzë të mirë, komshitë ishin të dashur, lidhjet të çdotëishme..Për çdo mëngjes pijshim kafe me gratë  prej komshillukut: Ferihanë dhe Hyrijen Nimanbegu, Monen e Hashim Millës. Ka njëherë me ne ishte edhe Hanko Minja e Enverit.”

Angje vazhdon:

“ Më pyeti një herë Dragica Mitroviq. Ato jetojshin në Lima, në afërsi të Kalasë: “Si e ke jetën atje ( në Kala) . U përgjigja:

”Shum bukurë e mirë, e si ke ti në Lima?“

„ Shtëpia e jonë në kala  ka qenč e naltč, tre katëshe. Një herë, era  e zbuloji pullazin. Thirëm mjeshtrin  Simën prej Bratice për ta rregullue. Unë isha e re, hypa maje pullazit dhe prej tavanit pastrova ato gjëra të cilat kishin grumbullue çavkat(sorrat). Më vonë , Damjan Martinoviqi i cili më ka pa prej Rane më ka than:„Pse ke hypur aqë nalt, je dukur prej Rane shumë e vogël në maje të shtëpisë..“

Mitri, vëllau i Damjanit na ka kunorëzue Brankos edhe  mua.

Angje pushon pak, syt me lotë, nostalgji për kohërat e kaluara:„Shtëpia e jonë si edhe shumë tjera i rrënoji   tërmeti. Oda e madhe e jonë ka pasur tavanin me rezbari, me motive antike, të vjetra, unikate. Ishte nën mbrojtjen e  Entit për  rujatjen dhe mbrojtjen e monumentave nga Cetina. Nuk u kujdes askush..ne u larguam prej shtëpisë të rrënuar, pas një kohe ndërtuam këtë shtëpi në Pinjesh.. Pas tërmetit çdo gja ka ndërrue ..Shtëpinë e kemi të re këtu, por ajo jetë dhe komshitë e Kalasë nuk i gjetëm këtu ..kaluan ato kohëra të bukura  ..“

Plaka Angje Çilingiri kishte knaqësi të veçant si iu mundësue biseda për të kaluarën..

Rrëfimi 4

Boshko Branko Çilingiri  (1950)

Djali i Angjes Boshko Branko Çilingiri ( 1950) ishte me ne. Ai u bashkangjit bisedës dhe ndërmjet tjerave tha: Me nostalgji flet për fëmijërin e tij në Kala. I kujtohet gjenerata:Jusuf-Cufo Truma, Reshit Nimanbegu, Skender Uruçi, Fatmir ismajlaga, Bashkim Nimanbegu, Fatmir Resulbegu…

Boshko  rrëfen për një ngjarje lidhur me shtëpinë e tyre:

Shtëpia e jonë ka pasur tre podrume. Në të parin ka qenë saranxha për ujë i dyti ishte në nivel më të naltë se ai i pari. Në të tretin babai i jonë Brankoja ka pasur puntorinë. Isha në Shkollën e mesme për Teknik Dentar në Titograd. Në shtëpi filluam punën për ta ulur nivelin e podrumit  të dyt.Qëllimi ishte  që të  jetë i barabartë me të tjertë. Në skaj të podrumit  duke gërmifur  gjetëm  dhjetë  kafka dhe eshtrat e të rrituerve si edhe tri kafka më të vogla. Aty ishte edhe  një gjë  metalit, mundësishtë qafore..Të gjitha këto  eshtra ishin  të grumbullura..Pas konsultimeve, me respekt dhe kujdes i mbledhëm të gjithë eshtrat dhe kafkat dhe i vendosëm në një vendë tjetër në afërsi të bedenit i cili shikonte në Ranë. Njërën prej kafkave e morrën  arkeologtë të ciltë punojshin në Kala. Ku ka mbrritur „qaforja“ nuk e di..Pas tërmetit ne jemi largue prej Kalaje. Kur është rindërtue Pallata Venezia e sotme nuk e di a i kanë gjetur këtë eshtra dhe kafkat ndërtuesit e këtij objekti..“

Rrëfimi 5

Hajrudin Enver Nimanbegut (1940)

„Shumë  kam dëgjue prej Emine Nimanbegu nënës së babait tim Enverit. Ajo ka  ditur shumë për ndodhjet dhe legjendat për Kalanë e dikurshme…Pas tërmetit puntortë kanë punuar në pastrimin e rrugëve si edhe  shtëpiave të rrënuara. Kështu, në viranen (shtëpi e rënuar, pa pullazë, vetëm murrinjet)  e cila i takonte shtëpisë së Çilingirëve (Pallati Venezia dikur) e cila ishte në afërsi të shtëpisë të Qamil begut, duke gërmifur gjetën një skelet njëriut. Isha prezent.Lajmëruam organet kompetente, por nuk banë kurgja. Gjithmonë isht folur se ai vend ka qenë „me hije“ si vend i mallkuar..

Rrëfen Hajrudin Nimanbegu, një prej kronicistëve për Kalanë e Ulqinit.

Rrëfimi 6

Ali Sulejman Peshku (1931)

“Gjyshi jem ,shumë mëpërpara ka jetue në vend, në një pjesë ku e kanë pas shtëpinë më vonë  Çilingirtë, por e kanë lanë atë vendë dhe kanë ble shtëpipak ma  largë në Kala (Familia Peshku sotjetonë aty)..Aty nuk ka qenë vend i mirë..Edhe shtëpia-kulla e Hoxhë Bushatit ka qenë e gjyshit. Ai ja ka dhanë me martesë vajzës tij (gruaja e parë e Musa ef.Bushatit- prej të cilës martesë  jetonë në Shkodër vajza 93 vjeçare Shemsoja).Cilingiri, Čilingiri

                                      Shtëpia e vjetër e familjes ortodokse  Çilingiri para tërmetit më 1979 (dikur Pallati Venezia-Venediku)

Gani Karamanaga

Angje Çilingiri, Gani Karamanaga, mars 2020

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top