Friday , December 15 2017
Lajmi i fundit

Dr. G.Karamanaga: MUAJI I RAMAZANIT – SABAHU NE PRIZREN

Xhamia e Sinan PashesTë dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para.K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane.Në shek.V pas.K. përmendet emri Petrzên nga Prokupi i Cezares në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4).Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima.Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantin.Prizreni zë një vend të veçantë në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç’rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

<em>Xhamia e Sinan Pashës</em> është ndër monumentet më të rëndësishme të Prizrenit dhe si e tillë mund të quhet edhe perla e qytetit dhe lirisht mund të them se është xhamia më me vlerë dhe më e bukur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Është ndërtuar në vitin 1615 nga Sinan Pasha një ushtarak i famshëm osman me prejardhje shqiptare nga fshati Vejle të Lumës i cili ka qenë në pozita të larta në Perandorinë Osmane. Xhamia ndodhet në qendër të Prizrenit, në Shatërvan, e vendosur 2.5 m nga niveli i saj, përbëhet nga një kupolë qendrore dhe tre kupola tjera të vogla, dhe me një minare në lartësi prej 43 metra

Vizituam Prizrenin. Shëtitëm nëpër qytetin e vjetër.Hotel “Prizreni” sipër Xhamisë të Sinan Pashës.

Filluan thirrjet për sabah nga tri xhamitë më të afërta. Dëgjuam. Kënaqësi  shpirtërore.

”<em>Si me qenë në Stamboll” </em>u drejtova bashkëshortes”.

Pas abdesit falëm namazin e Sabahut.

Sabahu në Prizren ishte një përjetim  i cili nuk harrohet asnjëherë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top