Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Dr. G.Karamanaga për përvjetorin e tërmetit: JETA VAZHDON

Arkiv, Arhiva, Termet, Zemljotres, 1979E diele, ditë prilli, Pashkët e përbashkëta.., nga deti erdhi stuhia, dielli u mbyll, toka filloj të dridhet, shtëpitë u rrënuan, rrugët u mbyllën..

Tërmeti më 15 prill 1979 i rrënoi shumë shtëpi në Kala.

Shkaktoi edhe 6 viktima. Më vonë, kam dëgjue si kanë thënë:

“Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi mendue se askush nuk shëptoi prej aty..”

Kështjella shumëshekullore qëndroi në këmbë, tërmeti e dëmtoi por mbijetoi..
– kalalitë e ruajtën vendlindjen e tyre,
– nuk lejuan që të mbyllen portat e saja..

Jeta vazhdonte edhe pas tërmetit, në kampin ku ishin të strehuar dy të rinjë u fejuan, pas disa ditëve ishte edhe martesa e parë pas tërmetit..

Tërmetin e përcjelli solidaritet i madh prej të gjithë Malit të Zi si edhe prej republikave tjera të ish Jugosllavisë..

Në atë ditë, para sëmundjes Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igalo. Menjëherë më helikopter e vizitoji Bregdetin e Malit të Zi ku ishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha..Prej atëherë u nis ndihma dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit.

Po i theksoji ndihmat për shëndetësi:
– Republika e Rumunisë e ndërtoji në Ulqin dhe pajisi Shtëpinë e shëndetit të re,
– Enti republikan për mbrojtjen shëndetësore i Serbisë e ndërtoji dhe pajisi Stacioni shëndetësor në Katërkollë,
– sipërmarrja “Besko” nga Vlasotinici-Jugu i Sërbisë e dhuroji barakën prej 50 m2 të cilën e vendosëm në Katërkollë,
– “Krivaja” nga Zavidoviqi-Bosnja dhe Hercegovina ambulancën prej 120 m2 në Shtoj,
– “Krka” prej Novo Mesto –Slovenia-barnatoren dhe ambulancën në Bashkësinë lokale të Ranës,
– Enti shëndetësor i Kosovës ambulancën prej 8o më në Zallin e Madh..

Të nderuarit pjesëmarrës të kësaj mbledhje përkujtimore,

Kujtime për viktimat e tërmetit

Jam krenar që isha në krye të shërbimit shëndetësor në atë kohë, respekt për ato punëtorë të shëndetësisë dhe tjerët që ju bashkëngjitën për të ndihmuar të plagosurve, të sëmurëve. Ato i kanë harru familjet e tyre, të cilët menjëherë erdhën para Shtëpisë së shëndetit në kushte të vështira të punojnë ditë/natë..

Ulqin,
15 prill 2019

Prim.Dr. Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top