Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Dr. G.Karamanaga: VËSHTRIM PËR LIBRIN E AUTORIT MUSTAFA CANKA

Gani KaramanagaKëto ditë doli nga shtypi libri i ri të autorit, publicistit, gazetarit Mustafa Canka. Libri i pajisur me përshkrime nga Tivari dhe Ulqini. Një shëtitje nëpër objektet kulturore, historike, fetare. Kjo vepër na kthen në kohëra të vjetra, me tolerancë, mirëkuptim.

Jam i mendimit se këto botime e mundësojnë vazhdimësinë e marrëdhënieve miqësore, historike ndërmjet dy qyteteve të lashtë , Tivarit dhe Ulqinit. Këtu përmendet edhe Aleksandar-Aco Janinoviq i cili gjithashtu ka dhënë kontribut në këtë fushë.

Duke lexuar librin mu kujtuan disa ndodhje të përshtatshme për këtë rast.

Rrëfimi 1

Megjureçi është vend malor i cili i takon komunës së Ulqinit. Për të ardhur në këtë fshat duhet ecur rrugës së vjetër për Tivar duke kaluar Urën e Mërkotit (Kameniçki most), e mandej mbas dyqind metrave dredhohet majtas. Deri në maje të Megjureçit duhet ecur 8 km nëpër rrugë të ngushtë, pa asfalt. Këtu vërehet një pamje e jashtëzakonshme: në horizont shihet Zalli i Madh, Lumi Buna me pjesën e Shqipërisë, Ana e Malit me liqenin e Shasit…

Para ma shumë se tridhjetë viteve isha ta vizitoj një të moshuar në këtë vend malor, pothuajse idilik. Mbeta i fascinuar me pamjen nga Megjureçi.

Mendova: “Sa hapësirë të madhe kemi, sa bukuria është në dorën tonë…, sa të ngushtë e të padurueshëm jemi shumë herë…“

Këto ditë takova një ish-banorin e Megjureçit. Më tha se tash atje ka vetëm tri familje të moshuara. Komuna e Ulqinit nuk ka bërë asgjë për ta përmirësuar jetën e këtyre njerëzve.

Rrëfimi 2

Stara čaršija( Çarshia-Pazari i vjetër). Në hapësirat e këtij objekti  ishte përurimi i librit të akademikut Sherbo Rastoder: “Myftia Karagjuzoviq”. Ambienti i mrekullueshëm në Tivarin e Moçëm në fund të bjeshkës së Rumisë. Ishim së bashku me Mustafa Canken.

Mbas përurimit u bashkëngjitëm në tavolinë me disa Tivaros. Mustafa filloji bisedën me ato. Shoqërore, miqësore. Dëgjova, ka njëherë fola diçka. Por, aty e vërtetova se shoku im, publicisti Mustafa Canka kishte miqësi, bashkëpunim të frytshëm me këto.

Ulqini edhe Tivari me njerëzit siç janë Sherbo Rastoderi dhe Mustafa Canka vazhdojnë  kulturën, miqësinë, bashkëjetesën.

Akademia kombëtare për art dhe kulturë e Malit të Zi. Salla solemne. Ligjëratë e përcjellur nga dijetarët dhe intelektualët nga shumë vende.

Si disa herë tjera isha me Mustafa Cankën. Pas ligjëratës, shoqërim dhe biseda me intelektualët e Podgoricës.

E vërtetova se  shoku im ishte në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë intelektualët, pavarësisht se prej ku vijnë dhe cilit vend i takojnë.

Në fund

Publicisti,  gazetari Mustafa Canka  me këtë vepër të re e vërteton vetin si njohës i mirë i marrëdhënieve ndërmjet dy qyteteve Tivarit edhe Ulqinit. Gjithashtu, këtu është edhe kontributi i tij që këto gjëra të vazhdojnë jetën e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top