Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Dr.G. Karamanaga: Vlerësim për librin e ri “ZOONOZAT”të drRuzhdi Hasanagës

Në afërsi të Xhamisë së Pashës Nexhat Hasanaga ndërtoji shtëpi –hotel me kafene. Vendë i mrekullyshëm për pushim, biseda. Përmes Nexhatit Dr.Ruzhdiut i dërgova dy librat e mia më të reja: “Mullini i Erës” dhe “Monumentet” Më telefonoji. U falënderue për librat. Mandej vazhdoi:

E kam përgatitur librin e ri “Zoonoze”. Të lutem për të shkrue mendimin tënd-recension për libër. Mundesh me kontaktue me kolegun tim Dr. Xhemal Ravja dhe Gazmend Çitakun”.

Me Dr.Ruzhdiun kemi kontaktuar kohë pas kohe. Diskutojshim për sëmundjet e përbashkëta për njëriun edhe kafshit. Njohësia më e madhe ndodhi pas pensionit tij, kur ai i publikoi dy librat publicistike. Ishte për të gjithë ne knaqësi të zbulohet ky person i rrall si publicist, krijues i dalluar. Lidhje me jetesën e Ulqinit të vjetër, historinë tonë.

Në librin e tretë SËMUNDJET NË RAJONIN E KOMUNËS SË ULQINIT TË CILAT PREJ KAFSHËVE TRANSMETOHEN TE NJERIU-ZOONOZAT ai i kthehet profesionit, duke shkrue për sëmundjet të cilat transmetohen edhe te njëriu-zoonoze, si edhe ato të cilat janë të dëmshme për ambientin si edhe ekonominë në përgjësi.

Në kapitullin e pare: Sëmundjet e grupit Zoonoza (antropozoonoza) janë përshkërue këto sëmundje të kafëshve: tuberkoloza, antraksi-plasja, trikeneloza, ekinokokoza, cenuroza, tësbimi, bruceloza, tetanus-+sharrëza, leukoza e gjethit, listerioza, gripi shpendëve, fruthi I derrave, laishmanioza, ektimia infective ngjitëse e dhenëve e dhive, lija e rrejshme e lopëve, , maleus-sakagia, cisterkoza.

Në kapitullin e dytë janë sëmundjet të cilat rrezikojnë dhe dëmtojnë ekonomin e vendit më terrësi: gëlbaza-fascioloza, mjekimi I fasciotosës në rrethinën e Ulqinit, murtaja klasike e derrave.

Në kapitullin e III janë dy sëmundje të veçanta:cistiti kemoragjik I gjethëve, leukoza juvenile te viçat.

Gjatë praktikës time jam takue me sëmundjen e Ekinokokozës, për të cilën kam referue në Kongrese dhe seminare në Podgoricë, Nikshiq dhe Shkodër. Gjthashtu edhe antraksi te kafshtë ka qenë present në vitin 2009 në afërsi të lumit Buna. Nuk ka pasur përcjellje te njëriu. Kemi qenë të angazhuar së bashku me ekipin e veterinarisë në krye me Dr.Xhemal Ravja.

Gjthashtu ishte actual edhe gripi I shpendëve para disa viteve në tërë botën.

Siç thot edhe Dr.Ruzhdi Hasanaga në Parathënie, njëriu bashkëjeton me kafshë, dhe afësia e tyre sjell të mirat, por edhe sëmundjet e mundëshme.

Kështu në librin e ri të Dr. Ruzhdi Hasanagës njohotohemi me zoonozat. Për këtë arsye është e domosdoshme që kjo bashkjetes dhe afërsia e kafëshve të mos me pasur ndikime anësore dhe negative tek njëriu.

Dr. Ruzhdi Hasanaga i takon plejadës të intelektualve të vërtet të Ulqinit. I shkolluar në Universitetin e Zagrebit, përveç diturie, e karakterizon kultura qytetare e veçant, e plotësuar me  intelektin dhe butësinë, si edhe komunikimin më njërzë prej të gjithë shtresave.

Ai, gjithmonë, ditën e natën, në verë, ose në dimër, për shi dhe erë, për mot të mirë ose të ashpër, në gadishmëri për ti ndihmue , për të shërue kafshtë shtëpiake, për ti ndihmue njërëzve dhe ekonomisë të qytetit.

Dr.Ruzhdi është i qetë, por kur lypet këmngulsë, autoritet për të gjithë.

Në periudhën e gjatë të punës së tij nuk e di se është fjalosur me dikend. Për të gjithë fjalë të mira dhe të urta.

Nga biografia e tij

Ruzhdi Hasanaga ka lindur nl Ulqin. Arsimimin fillor e krye në vendlindje, ndërsa atë të mesme në Tivar në gjuhën serbo-kroate. Diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb në vitin 1964. Menjëherë u kthye në vendilindje dhe u punsue në stacionin e veterinarisë.

Në Kongresin e V të veterinarëve të Jugosllavisë i mbajtur në Shkup në vitin 1982 Stacioni i veteranirisë i Ulqinit e mori vendin e parë si më i sukseshmi në Malin e Zi.

Edhe tash në vetmi, nuk mundon askend, por e kalon kohën për të shkrue regjistrue ngjarje, botue libra të reja.

Në fund

Dr. Ruzhdi Hasanaga mbet shembull si duhet me qenë në moshën rinore, por edhe në pleqëri. Person i veçant në vendin tonë. E përgëzoj për librin e ri dhe e këshilloj që të vazhdoj për të mirën e gjithë neve.

Tërë jetën i kushtuar profesionit.Ruzhdi Hasanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top