Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Dr. Gani Karamanaga: ANEKDOTA

Fejzoja i hallës

Isha në Kollomzë te Hidajet Kapllanbegu.
Aty ishte edhe moleri Sabri Kasmi. Ai më pyeti:
– Çka e ke Fejzi Ismajlagën?
– Djalë halle, nëna e tij dhe baba im, vëlla e motër – iu përgjigja.
– Kur ka ikur prej Ulqinit, m’i ka falur një palë shkalla për punë. Unë kam qenë atëherë nxënësi i tij. Ka qenë mjeshtër dhe shok i mirë, e di se nuk ka ardhur asnjëherë në Ulqin. Kam dëgjuar se ka ardhur një herë deri në Itali.
Para 20 vjetëve isha duke pritur trenin në stacionin e hekurudhës në Beograd. M’u ofrua një ulqinak. Ai vinte prej Çikagos dhe vazhdonte për Ulqin. Biseduam për Fejziun të cilin e njihte mirë. Edhe ky më tha se Fejzia ka ardhur deri në Itali, por në Ulqin asnjëherë, pas largimit të tij nga Ulqini, në vitin 1969.
Ky ishte vazhdimi im në këtë bisedë.

Fejzi Hamid Ismajlaga (1940) është djali i gjashtë i Hamid dhe Hajlije Ismajlagës. Gjithmonë i qeshur, punëtor i mirë, i shoqërueshëm.
Prej Ulqinit largohet në vitin 1969, së bashku me disa të tjerë: Bahri Hysa, Mehmet Fazlibegu…
Në Bari (Itali) kanë qenë më së pari në kamp për refugjatë e mandej kanë shkuar për Amerikë.
Motrës time, Hyrijes, i kujtohet kur halla e niste t’ia çonte bukën Fejzos, kur punonte në rregullimin e hotelit “Jadran”.
Arsimtarja e gjuhës frënge, Dana Vujanoviq, e thirrte Fejzon me emrin “Fenzi” (ishte një emër nga një roman), por ai nuk përgjigjej asnjëherë në këtë emër.

Më kujtohet: në atë vit diplomova në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit dhe fillova stazhin në Spitalin e Tivarit.
Në vjeshtë vdiq Hajlije Ismajlaga (halla ime), disa muaj pas largimit të Fejzisë nga Ulqini.

Edhe kështu: Fejzi Hamid Ismajlaga nuk u kthye asnjëherë në vendlindje. Por, ata që e kanë njohur në Kalanë e Ulqinit, nuk e harruan.
Midisi i odës

Në sokakun tonë ishte shtëpia e vjetër e Mano dhe Selim Karamanagës.
Havaja dhe Sulltana (Tanja), ishin dy motra të martuara për dy vëllezër.
Nëna jonë thoshte se këto i kanë ndihmuar shumë gjatë rritjes të fëmijëve.
– Ishin gra të mira, pa fjalë, gjithmonë më janë gjetur për çdo gjë – tregonte nëna.
Mua këto më kujtohen në kohën e pleqërisë së tyre.
Rrëfimi 1

Havaja ishte e sëmur. E vizitoja shpesh.
Një herë, ishte verë dhe në shtëpinë e tyre kishin turistë.
Gratë e familjes ishin mbledhur në një dhomë.
Krevatin e Havasë e kishin vendosur në mes të dhomës.
Pasi e kreva shikimin e saj, iu drejtova:
– Hava, unë nuk e shoh se je aq shumë e ligë, sa me të vu në midis të odës!
(Është adeti që i vdekuri të vendoset në mes të dhomës, i drejtuar nga Kibla).
Havaja menjëherë u drejtua në shtrat dhe i foli më zë të rëndë motrës, Tanes dhe Nuses së Nailit, Hasenes:
– Ma hiqni këtë krevet prej këtu!
Nuk ndihmoi shpjegimi këtyre.
Rrëfimi 2

Një natë Havaja u bë shumë e sëmurë. E vizitova. Kishte ardhur vajza e saj, Xhemalja, e cila ishte e martuar në Tivar. Edhe nëna jonë fjeti atë natë te Havaja.
Në mëngjes u nisa në punë. Para derës së shtëpisë së tij, axha Maliqi po punonte diçka. Pas përshëndetjes ju drejtova:
– Axhe, a të kanë thirrur mbrëmë, se ka qenë Havaja e ligë shumë?”
Axha Maliqin dhe gruan e tij nuk e kishin njoftuar për sëmundjen e Havasë dhe ai shkoi te ata dhe u tha:
– E keni lajmëruar nusen e Canit (nëna) – e neve jo!
Qoshja e odës

Oda e madhe e Elez agës, në katin e dytë, shikonte në det dhe Ranë.
Shtëpia ishte në buzë të bedenit.
Një natë ishin të mbledhur të gjithë burrat e mëhallës.
Në një moment, hyri Rrustem aga dhe drejt u ul afër të zotit të shtëpisë.
Por ai vend nuk i takonte.
Zakonisht aty ishte vendi i Ismail begut, prej Limanit.
Koha eci, nuset pjekën kafe dhe bënë çaj.
Më vonesë, në një kohë nate, në derë hyri Ismail begu.
Duke e vërejtur se vendi i tij ishte zënë nga Rrustem aga, me të cilin ai nuk fliste, e pyeti Elez agën:
– Ku ta ka oda qoshen Elez aga?
Të gjithë heshtën, por Elez aga u përgjigj menjëherë:
– Ku isht ul zotnija jote.

Kishte mbetur vend i lirë vetëm ku ishin këpucët.
Hankoja

R. u martua në Mëhallë të Re.
Duke shkuar në ullishtë, njëherë i ra në sy një djalit të ri. Ishte i gjatë i pashëm.
Edhe R. e shikoi me bisht të syrit.

Në shtëpinë e re, R. kalonte bukur e mirë.
Vjehrra ishte grua e mirë, por e sëmurë nga astma, pak “e zorshme”.
R. rrallë shkonte në Kala, për të vizituar nënën.
Babai i kishte vdekur i ri.
Një herë, ajo i tha t’ëmës:
– Nënë, gjithçka isht mirë, par ka njëherë, hankoja jeme të shan.
Hata, nëna e R., iu përgjigj të bijës:
– Kur të më shajë hankoja jote, më shaj edhe ti, se çka po më bëhet mua!?
Kaluan disa ditë. Hankoja e R. prapë filloi të flasë keq për nënë e nuses.
Por kjo, duke dëgjuar nënën e saj, i tha hankos:
– Pa, moj hanko, njashtu isht si ke thanë ti!
Plaka u çudit, heshti.

Asnjëherë më nuk foli keq për nënën e nuses.

Syfyri-sefuri
Koha kur besimtarët mysliman para lindjes të diellit përgatiten për agjërim është sefuri ose syfyri si flitet në vendin tonë. Bereketi i syfyrit është që Allahu i madhëruar e ngritë besimin te njeriu, e zvoglon nevojën për ushqim gjatë ditës, e përforcon fuqin truprore dhe njëkohësisht zhvillon mirqenjen dhe mirëkuptim.
Në Kala dikur ka ardhur syfyrxhia dhe ka trokitur në derë. Kjo gjë ishte deri në dekadën e pestë kur edhe nuk ka pasur drita elektrike. Në Shkodër syfyri ka filluar me trokitjen e lodrave.
Halla erdhi në Kala te nipi i saj. Gjithmonë ka pasur mall për gurët e Kalasë, për të gjithë të afërmit dhe komshinjtë.
Kanë kaluar më tepër se tridhjetë vjet që ishte martuar në Mëhallë të Re.
Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit. Pas iftarit burrat shkuan për të falur namazin e teravive, në Xhaminë e Kalasë.
Nusja e nipit, e mori përsipër që ta përgatiste syfyrin. Pas një kohe shkuan për të pushuar.
Por nusja ishte e lodhur dhe u zgjua pak më vonesë.
Ajo mendoi dhe veproi kështu: i mbylli kapakët e penxhereve, me shpejt e përgatiti valën dhe hoshafin për syfyr.
I çoi prej gjumit të tjerët si edhe hallën.
Halla u çua prej gjumit, e shihte se ishte e nginjur me gjumë, por nuk bëri zë dhe filloi të hante.
Por filloi drita të zbardhte, njerëzit po lëviznin jashtë…
Halla u kujtua, i hapi kapakët dhe e pa se ka kaluar koha e syfyrit kaherë.
Filloi t’i flasë nuses, por kjo iu përgjigj:
– Hanko, mos u mërzit, se tesh na fal Zoti!

Gjeli dhe tenxherja
Rrëfimi 1

Ferhati jetonte në Kalanë e sipërme. Ishte burrë i gjatë dhe i fuqishëm.
“Njëri në vedi” – thoshin, por komshi i mirë, në rast se nuk e ke prekur, askujt s’i ka bërë asgjë.
Në kopshtin e tij ka pasur edhe kafazin me pula.
E kishte edhe një gjel të bukur, këndonte çdo mëngjes tri herë, askujt s’i bënte pengesë.
Një mbrëmje, Ferhati u kthye prej pune, pak i lodhur.
I treguan te shtëpia se nuk është gjeli në kafazin e tij.
Ferhati nuk foli asgjë, menjëherë doli nga shtëpia.
Pas dhjetë minutave u kthye me gjel në dorë.

Ai e ka ditur se ku ka mbërritur gjeli i tij.
Rrëfimi 2

Belkizja ishte vajzë tetëmbëdhjetëvjeçare, e bukur, por pak edhe guximtare.
Në oborrin e tyre kanë pasur pulat edhe dy gjela.
Njëri, më i madhi, ishte kënduesi më i mirë i asaj mëhalle.
Belkizja shkoi te një shoqe për të qëndisur me gjergjef.
Kur erdhi në shtëpi, i treguan se nuk është gjeli në oborr.
Menjëherë shkoi ta kërkonte gjelin.
Prindërit u munduan ta ndalonin, por ajo iku shpejt.

Pas gjysmë ore ajo u kthye me tenxhere, ku gjeli ishte duke u përgatitur për ushqim.

Shamata ndodhi në rrugicë

Për të shkuar te shtëpitë e Hysni Shabanit, Abdullah – Dulo Bajramit, Isuf Elezagës, si edhe të Sulejman – Mano Trumës, është kaluar nëpër qemerin nën shtëpi të Hashim Resulbegut.
Shtëpia e Mano Trumës ishte dykatëshe.
Bashkëshortja Xhemale ishte grua e gjatë, shumë e qetë.
Njëherë ajo u fjalos me një grua nga komshillëku.
Një ditë dy gratë dolën në rrugicë dhe filloi “shamata”.
Gruaja nga komshillëku ishte më e re, më “e gojës” dhe Xhemalja filloi ta humbte “luftën”.
Por mbas saj qëndronte burri i saj, Mani, i cili i jepte kurajë dhe mbështetje duke i thënë:
– Flit, Xhemale! Flit, Xhemale!
Shamata ndodhi në rrugicë, të gjithë komshillëku dëgjonte.
Por, si çdo gjë tjetër në Kala, edhe kjo ngjarje mbaroi mirë.
Pas disa ditëve dy gratë u ulën për të pirë kafe së bashku.

(Këtë rrëfim ma tregoi dr. Fatmir – Faqo Resulbegu).
Xhaviti

Tregimi 1
Në Mëhallë të Re kishte vdekur Zyra Resulaga, e shoqja e Musa Nagës.
Shtëpia e vogël. Besimi, djali, ka menduar për ta rindërtuar. Në oborrin e vogël pritshin njerëzit, të cilët vinin për të shprehur ngushëllime. Xhenazja u falë te Xhamia e Lamit dhe varrimi u bë në Tivarin e Vjetër.
Por ndodhi një gjë interesante.
Xhavid Smajlaga (1933), erdhi për të shprehur ngushëllime.
Familja e Musa Nagës ka jetuar në Kala dhe ka pasur respekt për të.
Por Xhaviti kishte blerë peshk të mirë. Ai e vërejti një makinë të bardhë dhe mendoi se ajo ishte vetura e Xhemal Dervishit, më të cilin punonin bashkë në sipërmarrje.
Dhe, qesen me peshk e vendosi në veturën e Xhemalit…
Pasi u krye obligimi, Xhaviti e takoi Xhemalin dhe i tha se e ka lënë peshkun te ai, në veturë.
Xhemal Dervishi i tha:
– Xhavid, makina ime nuk ka qenë këtu, e kam lënë te shtëpia!
Dhe kështu peshku i takoi dikujt tjetër…
Tregimi 2
Disa ditë pasi Xhavit Ismajlaga ndërroi jetë, për të shprehur ngushëllime erdhi një mik i vjetër i shtëpisë tyre.
Bashkëshortja e Xhavitit, Ylfetja, e pyeti djalin e saj:
– Ku isht Xhaviti?
Djali, Mirsadi, u përgjigj:
– Ka dalë jashtë.
Mysafiri mbeti i habitur. Mendonte se nuk është ndonjë gjë në rregull bashkëshortja e Xhavitit.
Por Mirsadi e kuptoi situatën dhe tha:
– Edhe djali im e ka emrin Xhavit.

Borxhi
Ishim në Shkodër.
Babai kishte ndërruar jetë.
Vazhdova punën me tregti.
Por puna nuk ecte mirë.
Një ditë iu drejtova një mikut të babait, i cili ishte tregtar më zë në Shkodër. Pas kërkesës time, më tha:
– Qe ku i ke këto të holla, puno, e ke për detyrë të m’i kthesh për gjashtë muaj.
Vazhdova punën, diçka u përmirësua gjendje, por jo aq shumë.
U afrua afati i kthimit të borxhit.
Disi i mblodha të hollat dhe shkova te miku i babait.
Duke pirë kafen, ai më tha:
– Qe, merri mbrapa këto pare, puno dhe ktheji kur t’i bëjë Zoti!
“Lita beg – Stamollaxhi”

Ali-Lito Begu 1882-1974

Ali-Lito Begu 1882-1974

U nisën disa djelmosha prej Kalaje, u nisën për të prerë dru në pyll.
Morën kmesat, sakicat, litartë për t’i lidhur.
– Po shkojmë një këtu afër, në Lima, – tha njëri prej tyre.
Në shoqëri ishin: Myzafer Idrizaga, Fejzi Ismajlaga, Shyqyri Karamanaga, Myzafer – Pepo Vogliqi.
Filluan më parë të pastronin pyllin me kmesa, mandej punonin me sakicë.
Por pylli ishte në pronësi private, për çka ata nuk e ditën.
Zëri i tyre, sakica, erdhën deri te pronari, i cili e kishte shtëpinë jo shumë larg.
Në një moment, papritmas erdhi Lita begu i Limanit dhe bërtiti me zë të ashpër:
– Gru, ma bjer çiften, ti vras këta!
Të gjithë u frikësuan, por më i vjetëri prej këtij grupi, Myzafer Idrizaga, u kujtua edhe i tha:
– Lita beg – Stamollaxhi, s’e kena ditë se janë drutë tuja!
Këto fjalë pak e qetësuan Ali – Lito begun dhe djelmoshat shpejt vrapuan…
Por Lita begu bërtiti edhe një herë:
– Kthenuni! Merrni drutë dhe çoni në shpi, se keni ba mundin dhe mos t’ju shaf ma kurrë ktu!
MESHA
Në Sarajevë kanë studiuar edhe Zahid Mavriqi (1947) si dhe Skender Hoxha (1945).
Një herë, në një kafehane kanë qenë të ulur Skenderi dhe Zahidi, së bashku me bashkëvendësin, Rifat Musa Hoxha (1934).
Është biseduar për Ulqin, kohëra të kaluara.
Skenderi dhe Zahidi shpesh në bisedë kanë përmendur Muhamedin, të cilin atje e kanë thirrur “Mesha”. “Mesha kështu, Mesha atje…”
Rifat Hoxha ka dëgjuar, nuk ka ditur kush është Mesha, nuk ka bërë pyetje. Edhe kur ka shkuar për pushim, ka menduar se kush është ai Mesha…
Pas dy muajve në Ulqin, në restorantin “Bazar” kanë qenë Skenderi, Rifati dhe Zahidi.
Gjatë bisedave hapet dera e kafehanes, hyn Muhamed Elezaga.
Skenderi dhe Zahidi, me një zë thonë:
– Erdhi Mesha!
Rifati menjëherë ngrihet në këmbë e thotë:
– Ndaluni, a ti je ai Mesha për të cilin nuk kam mundur në Sarajevë para dy muajve të flija gjithë natën?!

“Ako neće Vojo, hoće Branko“

Në pjesën e Ranës, në anë të majtë, ka qenë vendi për ndërtimin dhe riparimin e anijeve të vogla – Kantieri i Ulqinit.
Vëllezërit Çilingiri: Vojo dhe Branko kanë qenë mjeshtra me nam.
Vojo Çilingiri e ndërtoi vetë barkën me të cilën, së bashku me Filip Martinoviqin, lundruan deri në Itali. Mandej vazhduan për Australi.
Ka mbetur si anekdotë:
Vojoja ishte për fejesë, por nuk dëgjonte.
Brankoja ishte më i vogël.
Vëllai tjetër i Çilingirëve, Ljubo, ishte i sëmur.
Brankoja ka thënë:
– Ako neće Vojo, hoće Branko!
(Kur nuk do Vojoja, do Brankoja).
Në vitin 1975 isha në specializimin për sëmundjet e mushkërive në Spitalin e Brezovikut, në afërsi të Nikshiqit.
Çyli ka pasur një fllugë dhe iu nevojitej druaja prej ahut për rrema.
Shkova në sipërmarrjen “Javorak” të Nikshiqit dhe i bleva dy dërrasa të trasha, gjatësie 3,5. I transportova deri në stacionin e hekurudhës. Këto mbërritën deri në Tivar. Prej këtyre Branko Çilingiri i modeloi dy rrema për sandallin e Çylit.Arkiv, Arhiva

Gjyqi
Ulqini deri vonë ka jetuar një jetë patriarkale.
Është jetuar në bashkari.
Pas martesës së djalit të madh, i ka ardhur rendi djalit tjetër.
Shpeshherë ka qenë e nevojshme që ta lironte dhomën vëllai më i madh.
J. K. ishte atëherë në moshën 50-vjeçare.
U martua djali i madh dhe mandej edhe dy djemtë tjerë.
Iu bënë tri nuse në shtëpi.
J. vuri një rregull, por gjithmonë vinte te ndonjë mosmarrëveshje.
Ajo u mundonte që të kenë një harmoni në shtëpi.
J. K. një herë, u shpesh:
– Asnjëherë nuk kam qenë në gjyq, e tash jam për gjithë ditë, si me qenë në gjyq tamam!
Mirëmbrama

Dikurnëshumështëpiazakonishtpërmëngjesështëpërgatiturvala, qulli, terhanidhenganjëherëkrylana.
Por, njëmbrëmjenënjështëpibënëvalëpërmbrëmje. U ulënrrethsofre.
RexhepTërcetae vizitoinjëmbrëmjefamiljen i mikuttij, në Kala. Prejdritares e vërejti se ataishinulurpërtëhëngërvalë.
(ËshtëgjellëkarakteristikepërUlqin, porzakonishtbëhetnëmëngjes).
Trokitinëderë.Kur e morënvesh se povjenRexhepi, atatenxheren me valëe fshehënnën minder. Por, Rexhepii kavërejturdhetha:
“Unënuk e di si me jupërshëndetë, me juthanëmirëmramanukmundem, se jenituehangërvalën, par pojuthamnatja e mirë, ma sëmiri…”
Pasija
Përpara në Kala është shikuar shumë rodi e fiset.
Edhe martesat kanë qenë në këtë mënyrë të drejtuara.
Por, një vajzë nuk ishte e bukur dhe erdhi koha për martesën e saj. Ajo u martua në Mëhallë të Re.
Edhe ajo ku shkonte, ishte familje e vjetër, por jo në nivelin e familjes të nuses.
Dikush prej të afërmve të saj foli. Dhe fjala mbërriti deri te miqtë e rinj.
Erdhi martesa dhe pas një jave, sipas adetit pasija, ku janë ftuar të afërmit e dhëndrit në mbrëmje solemne, si edhe të afërmit e tyre.
Familja e miqve të rinj u nisën të vinin në Kala. TePazari i Qytetit u ndaluan që të pushojnë.
Nuses i thanë që të shkonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe i porositën:
“Përveç prindërve, askush tjetër të mos na presë!“

Dhe kështu, të gjithë të ftuarit në pasi u ulën poshtë në një ahur (bodrum) ku qëndruan derisa miqtë e rinj hëngrën bukë.
Kur ato u larguan, gjinitë e nuses u ngjitën.
Moti
Rrëfimi 1

Kapiten R.V., në pension e kalonte kohën në Kala ose në Pazarin e Ulqinit.
Ishte shpesh edhe pacienti im.
Një herë rrëfente:
– Isha i ri. Në Tiranë shërbeva në një tekie.
Ky ishte vendi për të pritur të varfrit, për pushim dhe takime fetare, ligjërata.
Më kujtohen gjithmonë fjalët e myderrizit, Rexhep ef. Dibrës.
Ishte dimër, moti me shi, erë, vranësi.
– Moti i keq, efendi! – i u drejtova myderrizit.
Ai ishte duke lexuar Kuranin, me tespihe në dorë.
Përgjigja e myderrizit të vjetër erdhi pas një kohë meditimi:
– Djalë i ri, dëgjo, nuk ka mot të keq, çdo mot është prej Zotit.
Rrëfimi 2

Detarët kanë qenë njohës të mirë për motin.
Një herë e pyeta një detar të vjetër:
– Çfarë motit isht nesër, kapidan?
Kapidani ngriti kokën përpjetë, shikonte qiellin, shikonte detin dhe u përgjigj:
– Isht nji mot, isht një mot!
Unë jam për Tahirin”

Sot, më 16 tetor të vitit 2016, ishim duke shkuar në votime.
Takuam Tahir (1936) dhe Bexhete (1942) Karamanagën. Edhe ata ishin duke shkuar në votime.
Më kujtua një ngjarje para 60 vjetëve.
Para zgjedhjeve, në dekadën e gjashtë të shekullit XX, katër gra u takuan në shtëpi të Hate Elezagës.
Përveç Hatës ishte June Kapllanbegu (burri i saj ishte Xhemal begu), Fahrije – Kone Idrizaga (ajo ka pasur djalin me emër Xhemal) dhe Sebije – Sebe Karamanaga (djali i saj ishte Tahiri).
Të dielën ishin zgjedhjet për këshilltar në Komunën e Ulqinit. Kandidat ishte Xhemal Elezaga.
Gratë biseduan në qoshkun e Hatës, kafe-llafe dhe kështu erdhi fjala deri te zgjedhjet.
E pyetën Hatën se për kënd do të votojë nesër.
– Unë du me “gllasu” për Xhemalin.
– Edhe unë për Xhemalin – u shpreh Kone Idrizaga.
June Kapllanbegu, tha:
– Po edhe unë do të gllasoj për Xhemalin.
Në fund mbeti Sebja Karamanaga e cila, pa menduar, tha:
– Unë jam për Tahirin.
(Nga libri në dorëshkrim “ Në derë të oborrit”)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top