Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Dr. Gani Karamanaga: Buna – DIKUR DHE SOT

Lumi Buna, Rijeka BojanaLumi Buna (ser.Bojana. lat.Barbana) buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali). Ai është rezervat natyror i botës bimore dhe asaj shtazore. Ekspertët e brendshëm dhe ato të jashtëm, në deltën e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nënlloje peshqesh

Sot isha në Shënkoll në afërsi të lumit Buna. Në këtë vend ajo ka rujtuar  bukurinë e dikurshme, ngjyrën jeshill  të kaltërtë.. Aty është kisha , arat  te bregu, funerali i ndërtuar  prej mërgimtarve nga Amerika. Shtëpiat e mëdha, të bukura janë pak  ma  largë prej bregut. Disa vendasit  jetojnë aty, e disa prej Amerike  vijnë vetëm verës në pushime.

Buna dikur

Kujtimet e mia më kthyen  në vitet pesdhjeta- gjashtëdhjta. Në Shënkoll  janë ankarua-lidhur barkat e vogëla drurit të Ulqinakve. Ishin aty herë pas here : dy lundrat “Zhablaku” dhe “ Carev Laz”,Mendra” e Rexhep dhe Omer Ficit, “Silni” dhe “Lubnica” e Zejnel Ismajlagës dhe Gani Kapllanbegut,Suka “ e familjes të Bidin Selitës, barka  e Osman dhe Shuajb Kromës.  Ka një here edhe barkat për peshkim “Napredaku”,Milloradi”, Shasingradi”.

Në Shënkoll kanë qenë shtëpiat e vjetëra të vëllëzrve Matija dhe Zef Çataliqit ku  mysafir shumë herë  ishin detartë prej Kalasë së Ulqinit..

Para Luftës së dyt botërore  nëpër Bunë kanë lundrue  edhe anie më të mëdha deri në Shkodër , mandej edhe deri në Pllavnicë në Malin e Zi.

Babai tregonte se me anien “Bojana”  duke  lundrue nëpër Bunë janë ndalue në Lisna Bori, Fraskanjel.

 Komshiu im në shëpinë e re në lagjen Meteriz Sul Alush Tahiri  më tregonte:

Babën  tand dhe Osman Shurdhën i kam pasur miqë të mirë. Ata janë ndalue te na në  Lisna Bori me “Bojanën”. Prej tyre kemi marr sheqer, krypë, makulure.. na i kemi dhanë prodhimet tona..”

Buna sot,

E xhuma-premte-ditë pazari  në tregun e Ulqinit  Takova  Xhavit Ustabeqirin i i cilli ka vazhdue traditën  familjare të peshkimit. Babai i tij ishte peshkatar me nam  i dekadave të kaluara.

E pyeta :

A shkon në Bunë  ?

U përgjigjë  më nostalgji :

Buna ka ndryshue shumë,, është një laramani e madhe prej shtëpiave të mëdha dhe të vogëla në Bunë  çka nuk bahet atje..tash verës gjoja e peshkut është e pamundshme,, më vonë në vjeshtë dhe dimër do të shkoj prep kanjëherë..”

Njëriu është ndërtuesi i i botës, por , sa i takon natyrës  shpeshë edhe  zhgatrruesi më i madhë..

Buna  sot,  në afërsi të urësë së re, më ndërtimet e parregulla, më ndotje të ambientit, nuk është më  ai lumi më i pastërti dhe më i bukuri

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top