Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Dr Gani Karamanaga: Hfz. Jusuf Cungu me turistat nga Çekia në vitin 1936

Hfz. Jusuf CunguU takova me avokatin e njohur ulqinak Ibrahim Mehmed Cungun (1949 ) lidhur me disa pyetje për familjen Beroviq. Ai ishte avokati i kësaj familje për kthimin e pronës ku ishte më përpara hotel “Republika”. Ai ma japi një kartolinë të cilën ja kishte dërguar gjyshit tij hfz. Jusuf Mehmed Cungut në vitin 1936 nga Çekia zotëri Janosh Urban i cili ka qenë atëherë redaktor i një gazete. Ky kishte vizituar Ulqinin më përpara dhe kishte qenë mysafir i hafizit të përmendur.
Hfz. Jusuf Mehmed Cungu ( 1874—1952) ishte imam i dalluar i asaj kohe. Ka qenë djali i Sulltana dhe Mehmed Cungut. Sulltana Idrizaga Cungu ishte ajo grua e cila i doli përpara Dervish pashës kur ai hyri dhe pushtoi Ulqinin në vitin 1880. Ajo ia kapi frerët e kalit dhe i tha:
“Aman, more Pashë, për hatër të Zotit, mos na shtjerë në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh se sa të na lësh nën shqa…”
Ky dokument e vërteton faktin se turistët e parë ndërkombëtar në Ulqin kanë qenë prej Çekie. Gjithashtu edhe në një bisedë para 15 viteve me të ndierin Maliq Sulejmanin kam shkruar se në Ulqin ka pasur atëherë edhe turistë prej France.
Por, në atë kohë regjistrohen edhe mysafirët nga Shkodra të cilët vizitonin plazhin dhe shëtitoren e Ranës në Ulqin,
Hfz. Jusuf Mehmed Cungu me këtë e tregon veten si njëri me kulturë të lartë, me mirëkuptim dhe angazhim që të takohet me turistët e huaj të atëhershëm. Njëkohësisht, kjo gjë tregon se feja Islame edhe atëherë ka qenë për tolerancë, horizonte të reja, për lidhje ndërkombëtare. Kjo kartolinë mundet të jetë edhe shembull për disa besimtarë të cilët e kanë humbur rrugën e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top