Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Dr Gani Karamanaga: In memoriam – Marija (Rada) Saviq (1933-2018)

story_In-MemoriamNë moshën 85 vjeçare në Beograd ndërroj jetë Marija Rada Saviq. Ka qenë e lindur në Zabovci komuna e Ptujit ( Slovenia). Pas mbarimit të Shkollës për infermieri Marija punësohet në Insitutin për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit në Golnik (afër Lubljanës ). Atëherë njohtohet me inxhinjerin e ri Rade Saviq dhe pas martesës vijnë në Ulqin. Rade ka qenë drejtori i sëpërmarrjes për ndërtimtari „Primorje“dhe Komunalno të Ulqinit. Ishte edhe një ndërë aktivistët për rindërtimin e Ulqinit pas tërmetit më 15 prill 1979.
Marija punësohet në Stacionin shëndetësor të Ulqinit. Fillimisht punon si motër pediatrike, por tërë kohën tjetër ka qenë në rentgen kabinetin dhe dispanzerin pneumoftiziologjik. Ka bashkëpunuar me mjekët: dr Halid Buliqin, dr Patar Vukçeviqin, dr. Bozhidar Llukshiqin. Kohën më të gjatë ka punuar me dr Gani Karamanagën.
Marija ishte gjithmonë shembull si duhet të ishte një infermiere. Në Ulqin gëzonte autoritet të veçantë.
Sot është e premte, ditë pazari në Ulqin. Lajmi për vdekjen e Marija Saviq u përhap shpejtë. Të gjithë kishin kujtime të mira dhe respekt për te.
Marija dhe Rade Saviq në Ulqin kanë punuar 40 vjetë. Ulqinin e kanë dashtur më tëpër se vendlindjen e tyre.
Pas pensionit një kohë vazhdojnë që të jetojnë në Ulqin, por për arsye se dy vajzat e tyre ( Sonja dhe Irena) jetonin në Beograd shkuan për Beograd në vitin 2007.
Por, mbeti dashuria dhe malli për Ulqinin ku kaluan tërë jetën e tyre.
Respekt dhe ngushllime për familjen e saj.
Ulqin, 20. korrik 2018

Prim.dr Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top