Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Dr. Gani Karamanaga: ISMETI – FENERI NË KALA

 

Gani dhe IsmetiPara disa ditëve doli nga shtypi libri i katërtë i Ismet Karamanagës” ULQINI FLORINI, IN MEMORIAME”.

Kalaja e lashtë shumëshekullore është vendi i lindjes dhe jetesës së Ismet Karamanagës. Qysh në fëmijëri i lidhur më detin, bukurinë dhe misteret e këtij monumenti i cili përjetoi shumë ngjarje historike, ndryshime..

Një kohë të gjatë punoi në arsim. Filloi në Shkollën fillore nën Kala, mandej ishte mësimdhënës në Gjimnazin e Ulqinit. I takonte  gjeneratës ku ishin profesorë të dalluar:  Bajram dhe Riza Rexha, Mehmet Bardhi, Bahri Milla, Nepe Peraj, Fatbardha Katana..

Ismeti nuk dorëzohej asnjëherë. Vazhdoi punën në turizmin e Ulqinit. Ka qenë i pari i cili me anien e “Kompas”-it nga në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX lundroi më turistë deri në Durrës.

Është themeluesi Shoqatës e miqve të Kalasë. Lufton me kalalit për të zbatue rregullat e jetesës brenda, për ruajtjen e monumenteve, të hyjnë Kalaja nën çadrën e UNESCO–së.

Me mjeshtri të veçantë regjistron çdo gjë si ndodh në Ulqin. Përmes fotografive të Ismetit Ulqini është prezentë në tërë vendet të Malit të Zi, rajon, por edhe më gjerë në tërë kontinentet.

Portretet e Ismetit janë prej të gjithë shtresave të shoqërisë. Ato flasin vet. Aty lexuesi do të takohet me: peshkatarë dhe detarë, shkrimtarë dhe publicistë, marungun, muratorë dhe mjeshtra prej çdo fushe, këngëtarë, bejtexhi, mjekë, imam të dalluar. Disa portrete janë edhe në gjuhën malazeze.

Një herë i thava se përzgjedhja e portreteve mundet me qenë ndryshe. Por, tash e shoh se Ismeti e ka për të drejtë. Ai mbeti këmbëngulës i shkrimit të vet.

Për veprimtarinë e tij fjalë më peshë kanë autoritetet qofshin ato në gjuhën shqipe siç janë: Ali Llunji, Ruzhdi Ushaku, Mojkom Zeqo, Mustafa Canka, Ali Salaj, Ismet kallaba, Hajro Ulqinaku. Por edhe ato nga gjuha malazeze: Gani Karamanaga, Sherbo Rastoder, Zuvdija Hoxhiq-Berisha, Amer Ramusoviq, Dino Ramoviq.

Ismet Meto Karamanaga është si Feneri në Kala . Në skaj të bedenit juglindor ndriçon duke u ndezur dhe fikur, I përngjan punimit të zemrës te njëriu.

Ismeti e shpjegoi si e ka bë fotografinë më poshtë:

“Më isht lypur disa kohë për ta kapur fnerin e nezun, se ai fiket e nizet shpejtë..”

Në fund

Shtrohet pyetja: pse vëllau shkruan për vëllaun?

Pse jo?

Vëllau është i shenjtë!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top