Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Dr. Gani Karamanaga: SHKOLLA FILLORE “SKENDERBEU” NË ULQIN

Shkolla fillore SkenderbeuIshim  duke redaktuar numrin e ri të revistës “Gjon Buzuku”, unë, prof. dr. Simë Dobreci, arkeologu Anton Lulgjuraj dhe Dr. Nail Draga. Për herë të parë prej Nailit  u njoftova se shkolla tetëvjeçare nën Kala, e cila e ka sot emrin “Boshko Strugar”( këtë emër e fiton në vitin 1961 ), është quajtur më përpara. prej vitit 1941-1943, shkolla fillore “Skenderbeu”.Drejtori i saj ka qenë Jahja Damnoli nga Shkodra, mësuesit ishin: Zef Tarnaku, Xhemal Llomçi, Hasan Ibrahimi, Minja Nikolaidisi e të tjerë.

Bisedova me prof. Ilmi Cungun (1934) i cili kishte qenë nxënësi i saj. Ai më tha se në vend të shkollës  nën bedenat e Kalasë ka qenë më përpara shtëpia e File  Pashabegut. Shkolla fillore sipas Ilmi Cungut ka punuar deri  pas bombardimit të  Ulqinit në vitin 1943, kur shumë ulqinak kanë  kaluar në fshatrat e përafërta ose  në Shkodër. Ai ka qenë nxënës në këtë shkollë kur ajo kishte emrin “Skenderbeu”. Më vonë, Ilmiu i ka dhënë mësim nxënësve si profesor i kësaj shkolle deri në pension.

Shkolla tetëvjeçare  ka qenë nën Kala. Sot aty është  vend i zbrazët dhe  parashikohet vend-parkimi i madh me garazhda. Mësimi ka qenë vetëm në gjuhën serbo/kroate. Ka qenë i përbërë nga tre pavijone. Më vonë janë ndërtuar si pjesë shtesë edhe dy objekte në pjesën veriore dhe një afër rrugës. Në objektin e fundit  ka filluar punën gjimnazi i Ulqinit. Shkolla e sotme nën Meteriz filloi që të ndërtohet në vitin 1959 dhe ajo është mbaruar pas disa viteve.

Në vitin 1956 pushteti i  atëhershëm i mbylli shkollat në gjuhën shqipe dhe të gjithë nxënësit i transferuan në gjuhën serbe. Vetëm katër vitet e para kam mësuar në gjuhën  shqipe, e pastaj të gjithë  në mënyrë të dhunshme kemi vazhduar  në klasën e V serbisht. Më kujtohet: mund të them se nuk kam ditur gati asnjë fjalë serbo/kroate. Mos mësimi në gjuhën shqipe më ka përcjell gjatë tërë kohës së shkollimit tim. Sepse, në të gjithë etapat  kemi mësuar në gjuhën sërbo/kroate. Nuk kemi ditur asgjë për historinë, kulturën e letërsinë shqiptare.

Edhe vëllezërit e motrat e mija kemi qenë  nxënës të mirë. Unë kam pasur problem lidhur me gjuhën vetëm një vjet e pastaj klasën e VIII e kam përfunduar shkëlqyeshëm.

Së bashku me vëllaun tim Shyqyri Karamanagën vizituam sot (11 mars 2016) Shefki Karamanagën (1936). Ai ishte shumë i sëmurë. Fliste me zë të ultë, vështirë. Shefkiu më tha se edhe ai ka qenë nxënës në klasë të parë të shkollës “Skenderbeu” së bashku me Ilmi Cungun. I vërtetoi të gjithë fjalët e tija.

Edhe fotografia sipër, si edhe ëmblemi i shkollës e vërteton bisedën me  Ilmi Cungun dhe Shefki Karamanagën,

Pas bombardimit të Ulqinit në Shkodër. Shefki Sulë Karamanaga (1936)  pas përfundimit të Gjimnazit të Ultë në Ulqin kreu Shkollën Normale Shqipe në Prishtinë. Ishte mësues i respektuar kudo që punoi në shkollat shqipe të Ulqinit dhe rrethinat e tij. Gjithashtu më tregoj për momentet lidhur me mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe në Ulqin në vitin 1956. Ai tregon:

 “Në kohë të bombardimit të Ulqinit në vitin 1943 kemi shkuar në Shkodër familja e jonë dhe e hallës Pashe Karamanaga Llunji. Më kujtohet në lagjen më poshtë se Parruca kemi takuar një familje të pasur me mbiemrin “Kahraman”. Ishin tregtarë dhe të pasur për atë kohë. Vajza e hallës Gjylija ishte e rritur(1928) dhe shpesh herë fliste me anëtarët e kësaj familje. Unë isha i vogël, por më kujtohet kjo ngjarje në Shkodër.

Pas drejtorit të parë Jahja Dramnoli, gjithmonë drejtorat në këte shkollë kanë qenë malazias. Në dy mandate ishte drejtor pas një kohe të gjatë Muhamed Mustafë Spuzha, profesor i filosofisë. Ai ka qenë në krye të kësaj shkolle prej marsit 2002 deri në tetor të vitit 2011. Gjithashtu më tha se në dokumentet zyrtare shkruan se në vitet gjatë luftës së Dyt botërore shkolla nuk ka punuar.

Si përfundim: ky tekst ka për qëllim vërtetimin e së vërtetës..SkenderbeuShkolla Skenderbeu

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top