Dr Gani Karamanaga: XHAMIA E METERIZIT

 

Menjëherë në hyrje të Kalasë së Ulqinit bie në sy kisha ortodokse. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XX në vendin ku deri atëherë ka qenë Xhamia e Meterizit. Është e vërtetë se kjo kishë është ndërtuar me gurët të cilët i kanë marrë prej bedenit të Kalasë. Gjithashtu me këto gur është ndërtuar edhe shtëpia e Simo Popoviqit në Ranë. Pas rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit të kishës malazeze kanë mbjell ullinj të cilët akoma sot janë aty.

Shoku im Ramazan Uruçi më tha se edhe të parët e Uruçëve janë të varrosur në oborrin e kishës së sotme.Kisha ortodokse Ulqin

Premtimi i sundimëtarit Nikolla Petroviq për rindërtimin e Xhamisë të rrënuar në lagjen Meteriz

(Dokumenti prej 19 shtatorit të vitit 1891)

          „Odobrenje ulcinjskim muslimanima da sagrade novu džamiju“

          Mojim vjernim podanicima varoši Ulcinja, imenom muhamedancima mahale Meteriz na mjesto stare, sklone padu sklonjene džamije u istoj mahali.

          U znak moje vazdanje ljubavi prema Vama, mojim vjernim podanicima i stalne želje da ste u vašoj vjeri slobodni i napredni naredio sam da primite 3.000 groša kao pomoć gradnje gore pomenute džamije.

Nikola“.Kisha ortodokse

Kisha ortodokse e ndërtuar pas rrënimit të xhamisë (viti 1890). Këtu ka qenë imam edhe Smail ef. Karamanaga

Në vitin 1891 knjaz Nikolla i Malit të Zi i shkruan qytetarëve të Ulqinit ku i premton ndërtimin e një xhamie të re në lagjen Meterizi, në vend të asaj e cila ka qenë e vjetër dhe të cilën e kanë rrënua edhe zhdukur prej ati vendi.

Si shenjë i vullnetit tim të mire, Juve qytetarëve të mij … merrni 3.000 grosha për ndërtimin e xhamis ëtë përmenduar”…

Por, xhamia nuk u ndërtuar asnjëherë më, në vend të xhamisë u ndërtua Kisha e shën Nikollës me gur të marrë nga bedeni i Kalas së lasht të Ulqinit..

Tre raste lidhur me Xhaminë e Meterizit

Rasti 1

Ndodhi para 15 vitesh. Ishim duke u kthyer prej një rasti vdekje në afërsi të kishës ortodokse nën Kalanë e Ulqinit. Në oborrin e kishës ishte popi Radojica Bozhoviq. ShyqyriKahari u afrua edhe e pyeti: ”Mirëdita zotni, sa është e vjetër ullishta në oborrin e kishës”.

Popi pa menduar aspak u përgjigj: “Kjo është ullishtë relativisht e re, rreth një qind vjetësh.”

Kjo kohë përputhet me kohë e rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit së kishës.

Rasti 2

Para 10 vitesh më ftoi një miku im nga Mali i Brisë (është pjesa malore ndërmjet fushës së Zogajve dhe Liqenit të Shasit) në festën familjare të shtëpisë së tij. Kur u kthyem me mua në veturë ishte edhe një komshi i imi malazez. Duke kaluar pranë Kishës komshiu më tha:”Kjo shtëpia e re përdhese afër kishës shitet, edhe çmimi nuk është shumë i lartë”.

Unë i tregova mendimin tim pse nuk e blen ai që e ka mundësinë. Komshiu menjëherë më dha përgjigje: ”Bože sačuvaj! Na ovom mjestu nikada ne bih kupio“. (Zoti na ruajt, kurrë nuk e blej në këtë vend).

Shpjegim: në afërsi të vendit ku ka qenë xhamia e më përparshme në anën veriore kanë qenë tri tyrbe. Përafërsisht aty ishte edhe shtëpia që u përmend për shitje.

Rasti 3

Këto ditë (27 korrik 2015 ) pati prishje në kabllon nëntokësore të rrymës elektrike, në rrugën veriore afër kishës ortodokse në Meteriz. Punëtorët duke punuar gjetën disa eshtra dhe një gur varri i cili takonte fesë Islame. Për këtë gjë u njoftua Bashkësia Islame e Ulqinit.

Konflikti me popin ortodoks

Ndodhi  para Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi pasur ullishta në dy vende, në Lima dhe në Mal të Bardhë. Një ditë babai Hasan Cano Karamanaga ishte duke u kthyer prej ullishtës, Gomari i ikën dhe hyn brenda  në oborrin e Kishës. Aty ndodhi popi i cili  filloi të flasë me ton të lartë, duke thënë se gomari ka hyrë në Kishë, në vend të shenjtë…Babai e ndëgjoi dhe pas një kohe i përgjigjet:

Më së pari, më vjen shumë keq që gomari më ka ikur…por, edhe një gjë tjetër, gomari është duke ecur edhe sipër varrezeve të të parëve të mi…” dhe vazhdon: “Babai im molla Ismail ef.Kahramanaga ka qenë imam në këte vend kur ka qenë Xhamia e Meterizit”.

Erdhi lufta, u ndërruan okupatorët. Pas vitit 1945 komanda e partizanëve ka qenë në ish hotelin “Jadran”. Popi ortodoks e lajmëron babain lidhur me konfliktin që kanë pasur para disa vitesh.

Filluan pyetjet. Ishte prezent edhe popi Babai në mënyrë qetësuese i përsëriti fjalët e tij. Tha se babai i tij, molla Smail Karamanaga ka qenë imam kur ka qenë aty xhamia….E liruan.

( Nga libri në dorëshkrim “Rrënjët”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…