Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Dr. Gani Karamanaga: DYLUFTIMI

ShkoderJeta në Shkodrën e vjetër në fillim të shekullit XX. Trandafilja ishte vajza e Rifat Selmanit. Ky ishte tregtar me mallra të vogla. Vajza, kur mbushi 19 vjet, u fejua për një djalë nga lagjja Tophanë. Ishte ky Muzafer Dibrani.

Trandafilja i kishte rënë në sy edhe një djalit tjetër, Ragip Ademit.

Ragipi filloi të sillej rreth shtëpisë së Trandafiles.

Një herë e ndaloi duke ecur para Kafes së Madhe. Edhe ajo i ndaloi këmbët, biseduan…

Në Kafen e Madhe ishin dy shokët e të fejuarit të Trandafiles, Muzaferit.

I treguan për këtë ngjarje.

Kaluan disa ditë, Muzaferi nuk kishte qetësi. I armatosur shëtiste nëpër vende ku sillej Ragipi… U takuan te Ura e Bunës. Mbasi u fjalosën, të dy nxorën armët… Krisën dy pushkë menjëherë…

Ragipi u plagos në krahun e djathtë, Muzaferin e goditi plumbi në ballë.

Ragipi qëndroi një natë në Velipojë te disa miq të babait të tij, mandej me lundër doli në Shënkoll, ku trokiti në shtëpinë e Mati Çataliqit.

Ai i ndihmoi për të mbërritur deri në Kala të Ulqinit.

Trokiti në shtëpinë e Ahmet-agës, mikut të babait të tij.

Nuk i tregoi askujt pse ka ikur nga Shkodra.

Filloi të punonte si shërbëtor, merrej edhe me peshkim.

Kaluan disa kohë dhe Ahmet-aga e fejoi për një vajzë nga Rana.

Krijoi familje të madhe, në Ulqin gëzonte autoritet. Kishte katër vajza dhe  katër djem.

….

Në moshën 45-vjeçare, djali i parë i Ragipit u sëmur prej sëmundjes malinje dhe ndërroi jetë.

Pas disa vjetëve, dy nipat e Ragipit vdiqën në moshën 30 dhe 48 vjeçare.

Ragipi jetoi shumë, u bë 100 vjeç. Prej moshës 70 vjeçare nuk doli prej shtëpisë.

Para se ndërroi jetë, tha:

– Kam mendu se gjynahin tem duhet me e la unë, por nuk ishte k’shtu, po e paguajnë f’mitë dhe nipat…”

Xhevahirja (Hirja) u martua në Shkodër pak para se mbyllet rruga, kur u keqësuan marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Kështu u nda prej familjes së babait dhe nënës së saj në Kala.

Ne kemi dëgjuar për të dhe as më të afërmit e saj, vëllezërit e motra nuk kanë pasur kontakt me te.

Shumë më vonë, pas vitit 2000, e vizitova në banesën e saj, e cila ishte në afërsi të kinemasë dhe hotelit të vjetër “Rozafa”. Ishte si nëna e saj Havaja.

Hirja jetonte në banesë të vogël me vajzën e saj, e cila ishte e pamartuar. Një djalë e ka pasur në emigracion në Francë, tjetri i kishte ndërruar jetë.

Vëllezërit Ibrahimi dhe Naili nuk e kishin parë asnjëherë pas martesës.

Po atë ditë e vizitoi edhe Mehdi Karamanaga, djali i Basriut, vëllait më të vogël të Hiles.

(Fragment nga romani “Mullini i Erës”)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top