Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Dr Gjurashkoviq: PROTEST PËR SHKAK TË BURGOSJES SË KUZMANIT

Ljiljana-Dritan-GenciDeputetja e Frontit demokratik në Kuvendin e Malit të Zi dr Lilana Gjurashkoviq ka reaguar sot në vendimin e djeshëm të Këshillit penal të Gjykatës themelore të Tivarit me të cilin është caktuar masa e burgimin Ulqinakut Srgjan Kuzman.

“Me rastin e arrestimit të këtij fizioterapisti të shkëlqyer dhe luftëtarit të madh për të drejtat dhe liritë e njeriut, po shpreh protestën dhe dyshimin tim që çdo gjë është e kurdisur më herët për shkak të luftës së tij shumëvjeçare kundër keqpërdorimit të pozitës dhe dukurive korruptive në shoqërinë tonë”, theksoi Gjurashkoviq.

Kuzman është dërguar në Burgun hetues në Spuzh në bazë të padisë së gjykatësit të Gjyqit themelor në Ulqin Amir Gjokaj për shkak të veprës penale “sulm në person zyrtar”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top