Sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik i dërgoi Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin 25 doza të vaksinës “Sputnik V”, tha drejtorja e këtij institucion Dr. Sadije Hollaj.
Ajo për Portalin Ul-info deklaroi se sasitë e parë do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve të shëndetësisë që janë te angazhuar në Kovid ambulancat.
Ajo shtoi se vaksinimi do të fillojë të mërkurën, më 24 shkurt.