Sekretari i Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim ekonomik Dr. Agron Ibrahimi thotë që Komuna do të mbështesë idetë e reja nga sfera e biznesit, posaçërisht ato nga dega e turizmit dhe bujqësie.
“Na gëzon fakti se në Ulqin po formohet një grup i te interesuarve për përpunimin e produkteve bujqësore dhe plasimin e këtyre produkteve në treg. Ne do ti përkrahim ato me ndihmën për certifikimin dhe gjetjen e tregut per shitje. Po ashtu do kujdesemi për ndërtimin e lokacionit per promovimin e produkteve vendore nga varietetet autoktone. Ndërlidhja e hoteliereve dhe këtyre prodhuesve bujqësor do të jetë me rendësi të veçantë”, theksoi ai.
Ibrahimi shtoi se me ane te buxhetit te Komunës përkrahja në subvencionime do të planifikohen në shumën prej 200.000 euro.