Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Dr. Ibrahimi: U DOGJËN 1350 RRËNJË ULLINJ, DËMI RRETH 900.000 EURO

Agron IbrahimiKomisioni komunal për vlerësimin e dëmit do të publikojë javën e ardhshme raportin për humbjet të cilët i pësuan ullishtarët nga pasojat e zjarrit i cili në fillim të muajit të kaluar përfshiu Ullishtën në Bashbylyk.

Sipas fjalëve të kryetarit të Komisionit dhe sekretarit në Sekretariatin për Ekonomi dhe Zhvillim dr. Agron Ibrahimit, zjarri përfshiu pesë hektarë tokë në të cilën ishin ullinjtë shekullor.

“Në zjarr u dogjën 1.350 rrënjë ullinj, ndërsa dëmi i vlerësuar kap vlerën prej rreth 900.000 euro”, tha ai për Portalin Ul-info.

Ibrahimi shtoi se Qeverisë së Malit të Zi do ti dërgohet kërkesa që me buxhetin e vitit të ardhshëm të ndahen mjetet për kompensimin e ullishtarëve të Ulqinit të cilët pësuan dëme në këtë zjarr të madh.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top