Monday , July 15 2019
Lajmi i fundit

Dr. Jakupi i thotë KKSH-së: GABUAN QË NUK MË FTUAT

Isat JakupiKryetari i Partisë Qendrore Shqiptare për Integrime (PQSHI) dr. Isat Jakupi deklaroi se është i habitur dhe i zhgënjyer se nuk është ftuar në takimin i cili në Kala u mbajt me rastin e vizitës së para pak kohëve të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

“Vlerësoi se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH), i cili publikisht u prezantua si organizator i këtij takimi, gaboi ndaj partisë tonë. Sa do ne të jemi të vegjël ose të mëdhenj, u tregua se jemi shumë të rëndësishëm, madje edhe në nivel shtetëror. Para së gjithash për arsye se, prej themelimit tonë, rregullisht dhe në të gjithë takimet na ftuan zyrtarët e lartë dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Jakupi.

Ai i tha drejtuesve të KKSH-së se zgjodhën rrugën e gabuar dhe inatin ndaj tij. “Prandaj, të jeni më të kujdesshëm herën tjetër. Dhe mos shikoni, si kryetarët e partive tjera nacionale, vetëm pagat dhe karriget e veta”, deklaroi lideri i PQSHI.

One comment

  1. Auuu ca i pasken ba doktorit! Isht diftu “shum” i randsishem tesh sa vjet ne politiken e Ulqinit edhe t’shtetit, tan gjanat jan vendos pa te.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top