Friday , September 25 2020
Lajmi i fundit

Dr Karamanaga: NA NEVOJITEN TRI QENDRA SHËNDETSORE

11767_lepota--blato-foto-shutterstockDrejtori shumëvjeçar i Shtëpisë së shëndetit në Ulqin prim. Dr. Gani Karamanaga ka propozuar hapjen e tri qendrave shëndetësore: njërës në Plazhin e madh, të dytës në Pyllin e pishave dhe të tretes në Valdanos. “Ekziston dokumentacioni për kësi lloj projekti. Gjashtë faktor natyror shërues – uji i detit dhe mineral, kripa e detit, peloidi, rëra dhe klima gati askund nuk ndodhen në një vend siç është rasti në Ulqin”, thekson ai.

Sipas fjalëve të tija, qendra për rehabilitim dhe shërim me peloid (baltën shëruese nga Kriporja) dhe me rërë nga Plazhi i madh do të jetë e tipit të hapur.

“Ky lloj i terapisë do të bëhej gjatë tërë vitit kalendarik”, shtoi Karamanaga, i cili pak kohë më parë ka botuar librin për faktorët natyror shëndetësor në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top