Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Dr. Marnikoviq: FILLOI ADAPTIMI, DO TË INVESTOHEN 450.000 EURO

 

Dom 1Për adaptimin e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, në kuadër të projektit “Efikasiteti energjetik në Mal të Zi – faza e dytë”, do të investohen 450 mijë euro.

Kontrata ka të bëjë me zëvendësimin e dritareve, vendosjen e termoizolimit në fasadë, vendosjen e termoizolimit në pullaz, zëvendësimi dhe avancimi i sistemit për përgatitjen e ujit të ngrohtë sanitar, përmirësimi i sistemit të ndriçimit dhe atij të ngrohjes.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr. Pavlle Marnikoviq tha se afati për përfundimin e punimeve është një qind ditë, por duhet marrë parasysh edhe kushtet klimatike.

“Ditë e madhe për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Punimet filluan. Ky projekt i madh të punësuarve do ti krijojë kushte më të mira për punë, ndërsa në veçanti gëzohem për pacientët, sepse këtu do të kenë qëndrim më të këndshëm”, tha ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top