Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Dr. Marnikoviq: INVESTIMET E REJA NË DOBI TË PACIENTËVE DHE PERSONELIT MJEKËSOR

20181122_111113Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr. Pavlle Marnikoviq deklaroi se po vijon procesi i modernizimit të këtij institucioni shëndetësor prej të cilit do të kenë dobi si shfrytëzuesit e shërbimeve ashtu edhe të personelit mjekësor.

“Këto ditë përfunduam rikonstruktimin e gjashtë tualeteve, presim të vijnë edhe dy automjete për patronazh. Kemi implementuar sistemin e ri kompjuterik, kështu që pacientët të cilët kanë bërë analizat labaratorike nuk kanë nevojë ti çojnë tek doktori i përzgjedhur, sepse mjekët do ti kenë ato në kompjuterët e tyre”, tha Marnikoviq.

Ai shtoi se deri në fund të vitit do të realizohen edhe një sërë investimesh me vlerë, ndërsa vitin e ardhshëm do të implementohet projekti i efikasitetit energjetik në ndërtesën e Shtëpisë së Shëndetit.

„Po përgatitet tenderi për punën me vlerë 420 mijë euro, ndërsa pubimet do të fillojnë në prill të 2019“, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top