Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Dr. Petkoviq: RËRA QË NXIRRET NGA BUNA TË PËRDORET PËR MBUSHJEN E PLAZHEVE

Racva Bojana, Buna„Nuk duhet të shitet asnjë metër kub rërë nga Buna si material ndërtimor, gjersa njëkohësisht plazhet që gravitojnë afër grykëderdhjes po zhduken“, vlerësoi prof. Dr. Savo Petkoviq.

Ai është një nga autorët e Projektit për mirëmbajtjen e rrjedhshmërisë së degës së djathtë të lumit Buna, në bazë të cilit po kryhen punimet për heqjen e tepricës së materialit nga Buna.

Drejtoria për Ujëra, Drejtoria për Punë Publike dhe Të Mirat Detare deklaruan se „rëra nga Buna do të valorizohet pjesërisht si material ndërtimore, ndërsa një pjesë do të shfrytëzohet për revitalizimin e plazheve të cilët kanë pasoja nga erozioni për shkak të procesve natyrore“.

E këtu para së gjithash bëhet fjalë për plazhet në Adë dhe në Plazhin e madh, në pjesën lindore të saj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top