Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Dr. Ratkoviq: GJERSA TË GJEJNË NAFTËN DO TË SHKATËRROJNË TURIZMIN

Rade RatkovicEksperti i ekonomisë turistike dr. Rade Ratkoviq ka thënë se Qeveria e Malit të Zi për shkak të hulumtimit të naftës dhe gazit nuk guxon të rrezikojë turizmin.

“E ardhmja nuk i takon karburanteve klasike, por burimeve të rinovueshme të energjisë. Angazhimi për energjentët klasik është kthim në të kaluarën, e jo rruga drejtë të ardhmes së ndritur ”.

Sipas fjalëve të tija, hulumtimi detyrimisht do të shkaktojë zhurmë dhe ndotjen e detit dhe ajrit, e mund të shkaktojnë edhe tërmete në këtë zonë jashtëzakonisht sizmike.

“Nëse hulumtimet do të zgjasin më shumë vite, atëherë kjo do të jetë kërcënim afatgjatë ndaj qëndrueshmërisë së turizmit”, shtoi dr. Ratkoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top