Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Dr. Ratkoviq: INFRASTRUKTURA ËSHTË BËRË PENGESË PËR TURIZMIN MË TË MIRË

Rade Ratkovic“Tani kur rinovohen dhe modernizohen hotelet në zonën e Plazhit të Madh dhe kur u tërhoq vëmendja e turoperatorëve më të mëdhenj evropian, rrezikohet të dështojmë në infrastrukturën rrugore”, tha dekani i Fakultetit për Biznes dhe Turizëm në Budvë Rade Ratkoviq.

Sipas fjalëve të tija, infrastruktura e përgjithshme, në veçanti ajo komunale dhe e komunikacionit, janë pengesë për turizmin tonë.

“Kjo në veçanti i referohet Ulqinit kur duhet të sigurohet ardhja e këndshme e avio turistëve nga aeroportet e afërt (Tivat, Dubrovnik, Podgoricë), thotë ai dhe thekson se “është shqetësuese ndalesa e komunikacionit në Sutomore ku automjetet rrinë në sezon disa orë, si dhe qarkullimi shumë i ngadaltë i komunikacionit nga Debelli Brijeg përgjatë tërë bregdetit malazez”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top