Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Dr. Rolloviq: KINEZËT PËR 10, NE PËR 90 DITË

Milan-RolovicKëshilltari i Frontit demokratik dr. Millan Rolloviq ka vlerësuar se afati prej 90 ditësh për ndërtimin e rrethrrotullimit në afërsi të ndërtesës së Komunës së Ulqinit është papranueshëm i gjatë.

„Qytetarët janë të pakënaqur për shkak të ndërprerjes së komunikacionit dhe trafikut që krijohet. Me sa shoh unë, në fundjavë nuk punohet, ndërsa gjatë ditëve tera janë vetëm disa makina ndërtimore“, tha ai.

Rolloviq i pyeti kompetentët çfarë punimesh janë këto duke rikujtuar që kompania kineze e cila punon në një pjesë të autostradës Tivar-Bolare për vetëm dhjetë ditë, pa detyrim të paraparë paraprakisht, në shpenzim të saj, për dhjetë ditë e ndërtoi rrethrrotullimin.

Përndryshe, punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në Ulqin do të kushtojnë 290.000 euro, ndërsa punimet i kryen kompania „Putevi Bar“.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top