Drejtori i shoqërisë “Veprimtari Komunale” Skender Kaleziqi tha se duke u bazuar në sasinë e mbeturinave të grumbulluara ky sezon tejkaloi vitin 2019.
“Nëse llogarisim që një person në ditë lë nga 0.8 kilogram mbeturina, e ne në ditë grumbullojmë 93 tonë, kjo do të thotë se në Ulqin ka mbi 120 mijë njerëz. Nëse nga kjo shifër zbresim 20 mijë, sa është numri i banorëve të kësaj komune, atëherë fitojmë shifrën mbi 100.000 mysafirë”, tha ai për “Dan”.
Ai theksoi se gjatë 2019 në të njëjtën periudhë në territorin e Ulqin janë grumbulluar 10 tonë mbeturina më pak.