Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Drejtoria e Policisë: ARRESTOHET SHTETASI I KOSOVËS PËR SHKAK TË ZJARRIT NË ULLISHTË

Ullishta, zjarriZyrtarët e Policisë së Ulqinit kanë arrestuar K.N. (54) nga Kosova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, njoftohet nga ky institucion.

Siç theksohet, dyshohet se ky person në shtator të vitit 2018, në Ulqin në lokalitetin Bashbylyk, ka shkaktuar zjarrin i cili shkatërroi përgjithmonë rreth 1.000 rrënjë të ullinjve shekullor dhe u shkaktua dëm i madh material.

I dyshuari me padi penale u dërgua tek prokurori kompetent.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top