Drejtoria e Policisë: NDALOHET MBAJTJA E LITURGJISË SË KISHËS SERBE TË DIELËN PARA KISHËS NË SHAS

PolicijaDrejtoria e Policisë së Malit të Zi solli vendimin për ndalimin e kryerjes së liturgjisë së Mitropolisë Malazeze – Bregdetare të Kishës Ortodokse Serbe me 7 korrik, para kishës së Shën Gjonit në Shas, mëson Portali Ul-info.

Policia nuk e përjashton mundësinë që liturgjia të dielën të mbahet në hapësirën poshtë Kalasë në Shas.

Nga Qendra për Kulturë e Ulqinit njoftuan se në qershor u vendos porta në hyrjen e Lokalitetit arkeologjik në Shas dhe se në këtë hapësirë po kryhen punimet intensive në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës – Drejtorinë për Trashëgiminë Kulturore, Drejtorinë për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore dhe Qendrën për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…