Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Drejtoria e policisë: NË TIVAR ARRESTOHEN SHTETASIT E KOSOVËS TË CILËT PLAÇKITËN EDHE NËPËR ULQIN

KosovaretPunonjësit e Drejtorisë së policisë në Tivar kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona për shkak të dyshimit që në zonën e Tivarit dhe Ulqinit kanë kryer 12 vepra penale të rënda, plaçkitje, njoftohet nga Drejtoria e policisë.

Inspektorët e policisë gjatë mbrëmjes së kaluar, më saktësisht të enjten rreth orës 2:00, arrestuan F.I. (19), A.B. (23) dhe E.D. (20), shtetasit e Kosovës, menjëherë pasi që këto persona, siç dyshohet, kanë hyrë në objektin e kasinosë “Volcano” në Tivar.

Ato, siç thuhet me tej, nga 23 deri me 29 mars të këtij viti, kanë kryer shtatë plaçkitje të rënda në zonën e Ulqinit në dëm të pikës së bastit “Olimp”, kioskut “Tobaco press” dhe disa minimarketeve nga të cilët vodhën para, cigare, tablet dhe telefonë.

Punonjësit e policisë gjetën të gjithë sendet e vjedhura dhe shumicën e parave të vjedhura të cilët iu kthyen pronarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top