Përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë – Njësia e Sigurisë në Ulqin ngritën të enjten padinë penale kundër një personi i cili është pozitiv ndaj virusit COVID-19, e i cili shkeli masën e vetizolimit.
Nga ky institucion thanë se kontrollin e respektimit të kësaj mase e bënë Inspektorati Sanitar, ndërsa qytetarët mund të denoncojnë rastet e tilla në numrin e telefonit 122.
Nga Policia Komunale në Ulqin thonë se 90 për qind e qytetarëve respektojnë masat epidemiologjike dhe rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.