Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria e policisë: PO HETOJNË KUSH KËRCËNOI SHKRELËN, DUKOVIQIN DHE GEGAJN

Gegaj, Dukovic, SkreljaDrejtoria e policisë po heton se kush qëndron pas kërcënimeve, ofendimeve dhe thirrjeve për linç, të cilat deputetëve të Partisë demokratike të socialistëve Nikollë Gegajt, Halil Dukoviqit dhe Luigj Shkrelit janë dërguar nëpërmjet faqes së Facebook-ut “Malësia-Tuz”, shkruan “Pobjeda”.

Tre deputetë të PDS-së me kombësi shqiptare ditët e kaluara ishin shënjestër e ofendimeve dhe kërcënimeve të ashpra, për shkak se në Parlament nuk votuan për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizim territorial, me të cilin mund të hapej mundësia që Tuzi të bëhet komunë e plotë.

Në këtë faqe të FB është publikuar fotografia e përbashkët e tre deputetëve në shpjegimin e së cilës shkruan se ato janë tradhtarë të kombit shqiptar.

Gegaj, Dukoviq dhe Shkrela, sipas asaj çfarë mëson “Pobjeda”, akoma nuk kanë dorëzuar padi penale, por policia në bazë të detyrës zyrtare dhe me kërkesë të prokurorisë në Podgoricë ka iniciuar procedurën e përcaktimit se kush qëndron pas faqes së FB “Malësia-Tuz”.

2 comments

  1. Fars politike, per tehjekjen e vemendjes nga esenca e problemit,;situata e papelqyer dhe nencmuese e popullit shqiptare ne Mal te Zi, fal edhe ketyre tre deputeteve “shqiptare”!

  2. Mos te harrojme se edhe Nimanbegu nuk eshte kurgja ma i mire.
    Eshte demagogjike kure si kryetare i KK sugjeron qe te bejn permisimin e mbiemrave duke hjekur prapashtesen asimiluese IC apo VIC ( qe bene mire) por do t’i sygjeroja ati qe edhe ai vete te hjek prapashtesen asimiluese, titullin a okupatorit shume shekullor Turk : beg !

Komento te Kapo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top