Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Drejtoria e policisë: ZBULUAN KUSH PLAGOSI QENIN

Qeni i plagosur, Ranjen pasDrejtoria e policisë njoftoi se në afat të shkurtër ka zbuluar rastin e plagosjes së qenit në Ulqin.

“Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, të enjten, kemi ndërmarr aktivitetet të cilat të njëjtën ditë kanë rezultuar me zbardhjen e ngjarjes. Padia penale kundër të dyshuarit GJ.E. (52) nga Ulqini iu dorëzua të premten prokurorit kompetent”, thuhet në kumtesë dhe theksohet se ky person akuzohet që ka kryer veprën penale vrasje dhe torturim i kafshëve dhe shkatërrim i habitatit të tyre dhe veprën penale armëmbajtje pa leje.

“Konkretisht, dyshohet se GJ.E. atë ditë rreth orës 16,30 duke përdor pushkën e gjuetisë, e cila legalisht është në pronësi të kushëririt të tij dhe të cilën GJ.E. paraprakisht e ka marrë nga shtëpia e tij, në vendbanimin Shtoji poshtë në Ulqin, plagosi qenin në pronësi të A.M. nga Ulqini”, shtojnë nga policia.

Qenit iu ofrua ndihma profesionale tek veterinari. Punonjësit e policisë e gjetën dhe e sekuestruan pushkën me të cilën, siç dyshohet, i akuzuari e ka kryer veprën penale. (Foto: Podgoricki vremeplov)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top