Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Drejtoria: ME INICIATIVËN E QYTETARËVE TË ULQINIT TRE KROJE DO TË MBROHEN NGA SHTETI

KroniDrejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore pranoi iniciativën e Ulqinakut Sami Flamuri që të mbrohen të mirat materiale Kroni i Begut, Kroni i Çinarit dhe Kroni Ujk në Ulqin.

Në bazë të kësaj iniciative pak kohë më parë është bërë edhe analiza hulumtuese me të cilën u përcaktua se “këto të mira materiale janë dëshmi autentike të historisë, kulturës dhe traditës së Ulqinit”.

Këto iniciativa dhe reagimi i shpejtë i organeve shtetërore janë për tu lavdëruar dhe tregojnë se me pak vullnet, përpjekje dhe gatishmëri mund të ruhen vlerat shumë të rëndësishme kulturore të këtij mjedisi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top