Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria për Hidrokarbure: HULUMTIMET SIZMIKE TË NAFTËS DHE GAZIT SHKOJNË SIPAS PLANIT

Polar Empress, nafta 2Javën e parë të punës, anija për 3D kërkime sizmike “Polar Empress”, përfundoi incizimin të rreth 300 km2 që është rreth 22% të sipërfaqes së përgjithshme të lejuar në nëndetin malazez, njoftohet nga Drejtoria për hidrokarbure.

Siç thuhet, në këtë periudhë, 3D hulumtimet sizmike janë realizuar pa probleme dhe pengesa, si dhe të gjithë masat e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të monitorimit të parametrave të mjedisit jetësorë po zbatohet sipas Elaboratit për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor.

“Vëzhguesit e licencuar të gjitarëve dhe breshkave të cilët gjenden në anijen “Polar Empress” në periudhën e përmendur nuk kanë regjistruar ndryshime të cilat do të mund të tregojnë për ndikimin negativ të xhirimit 3D në biodiversitetin e detit”, shtohet në kumtesë.

Përveç kësaj, siç pohojnë, në këtë periudhë nuk është regjistruar prania e gjitarëve dhe breshkave të detit në zonën e “sigurt” (zona në diametrin prej 700 metrash nga anija).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top