Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

Drejtoria për komunikacion: JAVËN E ARDHSHME SANIMI I RRUGËS NË KRRUÇ

kruceNga Drejtoria për komunikacion dhe Sekretariati për punë komunale në komunë të Ulqinit është njoftuar që javën e ardhshme ka mundësi të fillojë sanimi i një pjese të rrugës magjistrale Ulqin-Tivar, në Krruç.

Rruga është shumë e dëmtuar në gjatësi prej rreth 15 metrash për shkak të erozionit të tokës. Uji i cili derdhet nga kodra e bënë tokën në këtë pjesë të Krruçit shumë të rrënuar.

Është shumë e rëndësishme, siç vlerësojnë në Sekretariat, që kjo punë të bëhet deri në fillim të sezonit kryesor turistik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top