Tuesday , November 13 2018
Lajmi i fundit

Drejtoria për komunikacion: PUNIMET NË RIKONSTRUKTIMIN E RRUGËS DERI NË KRYTHË EDHE GJATË SEZONIT

Tuneli, Rruga, PutNga Drejtoria për komunikacion kanë njoftuar se po kryhen punimet në projektin e rikonstruktimit të aksit të rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë, prej Ulqinit deri në Krythë me gjatësi prej 13 kilometër.
“Këto punime kanë filluar në tetor, ndërsa afati për përfundimin e tyre është 360 ditë pune. Momentalisht po kryhen punimet në gërmime, ndërtimin e mureve, punimet për ndërtimin e urës, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet në tunelin i cili ndodhet në këtë aks, për ç’arsye komunikacioni do të jetë i mbyllur në periudhën 30 ditore. Këto punime do të përfundojnë jo më vonë se deri në gjysmë të majit”, shpjeguan nga Drejtoria.
Rikonstruktimi i rrugës Ulqin – Krythë do të vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik në vendet ku është e mundur, ku nuk do të rrezikohet zhvillimi normal i komunikacionit dhe jashtë aksit rrugor.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top