Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Drejtoria për patundshmëri: ISH PRONARËT NË VALDANOS JANË DËMTUAR

 

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Sot kryetari i Komunës Nazif Cungu priti në takim pune Mirsad Nurkoviq, drejtor në Drejtorinë për patundshmëri të Malit të Zi, Uglesha Bakoçeviq, Bratisllav Vuksanoviq, zyrtarët e shkallës së dytë administrative në Ministrinë e finansave,dhe përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e ullishtës në Valdanos.

Në një takim të hapur dhe konstruktiv palët paraqitën argumentet dhe insistimin e tyre për kthimin e ullishtës në Valdanos.

Kryetari Cungu përsëriti qëndrimin dhe konkluzat e miratuara në Kuvendin e Ulqinit që ullishta duhet kthyer. Sipas tij duhet hartuar një elaborat i cili do të paraqiste gjendjen aktuale, aty do të përfshihej mundësia e kthimit, respektivisht valorizimi dhe shfrytëzimi i pronës. Nga ana tjeter edhe  zotëri Nurkoviq tha se se ekziston vullneti dhe dëshira që kjo çështje të marrë zgjidhje, duke pranuar se ish pronarët janë të dëmtuar prej vitesh.
Përfaqësuesit e Shoqatës  theksuan se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e cila mund të ndreqet nëse ekziston vullneti dhe dëshira e organeve shterore.Ullishta është marrë dhe se ajo nuk është shitur dhe se aty asnjeherë nuk është ndërtuar  objekti i dedikuar. Sipas tyre ekzistojnë të gjitha parametrat që ullishta të kthehet.

Në fund, zyrtarët e Ministrisë së Finansave pranuan dhe morrën përsipër që ta përshpejtojnë procesin e ankesës, dhe sa më shpejt të bihet vendimi në bazë të ligjit.
Mysafirët në shoqërimin e struktuarave udhëheqëse komunale dhe përfaqësuesve të Shoqatës, vizituan kompleksin e ullishtes në Valdanos  ku më përseafrmi panë se në çfarë gjendje ështe katandisur ajo prej vitesh e lene në mëshirë të fatit.
Po sot para fillimit të takimit ish pronarët u tubuan para ndërtesës së komunës për të shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top